» FOTOT: Frikë pas tragjedisë në Itali. Cilat janë urat më të rrezikuara në Shqipëri?

FOTOT: Frikë pas tragjedisë në Itali. Cilat janë urat më të rrezikuara në Shqipëri?

Tragjedia që ndodhi në Itali, ku shembja e “Urës Morandi” shkaktoi rreth 40 viktima, me të cilëve dhe dy të rinj shqiptarë, ka bërë që vendet e rajonit të kthejë sytë nga siguria urave. Vetëm pak orë pas tragjedisë italiane,Bullgaria njoftoi se do të rinovojë më shumë më shumë se 200 ura. Qeveria rumune urdhëroi inspektim të shpejt të gjithë strukturave të urave dhe marrje masave për parandalim e tragjedive. Të njëjtën vendim mori dhe qeveria greke, e cila udhëzoi strukturat e transporteve për riparim të gjithë urave që mund të jenë problematike. Për të vijuar më tej, ministrat e qeverisë serbe të transportit dhe sigurisë zhvilluan takime me ekspertë të fushës për të marrë masa urgjente. Brenda 15 ditësh qeveria serbe ka kërkuar inspektim të çdo ure në vend për të testuar sigurinë e tyre.

Tragjedia në Itali ka sjellë një reagim thuajse ndërkombëtarë të gjithë vendeve për të hedhur sytë nga siguria që u ofrojnë qytetarëve në rrugë. Vetëm në Shqipëri këtë javë nuk pati asnjë lajm zyrtar për marrjen e masave. Asnjë ministri apo drejtori nuk ka raportuar mbi kushtet e urave ku kalojnë çdo ditë shqiptarët dhe çfarë garancish ofrojnë. Asnjë ministër apo drejtues i institucioneve të sigurisë ka kërkuar një inspektim apo kontroll rutinë në gjithë territorin e vendit. Teksa sheh që në gjithë vendet siguria e qytetarëve është prioritet kryesor, duket sikur në Shqipëri nuk ka fare ura, ose këtu ndërtimi i tyre është aq cilësorë sa nuk duhet të kemi frikë për ndonjë tragjedi.

Në fakt situata është krejt ndryshe. Edhe pa qenë ekspert i transporteve apo ndërtimit të urave, mjafton përmendja e disa fakteve për urat në vendin tonë që duhet të mjaftonin për të vënë alarmin. Një pjesë urave në lumenjtë kryesorë në Shqipëri janë ndërtuar gjatë vitet ’30 nga kompanitë italiane. Edhe pse ndërtimet janë cilësore, kemi të bëjmë me struktura metalike dhe betoni që po arrijnë moshën 80-90 vjeçare. A duhet të shqetësohemi për vitet e urave? Mjafton të kujtojmë se ura që u rrëzua në Itali ishte ndërtuar në vitin 1953 dhe quhet relativisht e re në krahasim me ndërtimet tona të para viteve Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që dhe shumica e urave të ndërtuara gjatë komunizmit nuk mund të cilësohen me ndërtime të reja.

Mjaft ura të ndërtuara në lumenjtë Drin, Vjosë etj, sot mund të jenë në kategorinë e objekteve Monument Kulture për vlerat historike, por mund të jenë dhe objekt fatkeqësisht nëse nuk merren masa. Në kohën kur janë ndërtuar  janë llogaritur që të mbanin mjete me peshë maksimale disa tonë, ndërsa sot mbi to kalojnë maune dhe makina me tonazhe që kalojë disa herë  më shumë sesa kanë parashikuar ndërtuesit.

Gjatë viteve të fundit mbi këto objekte ka pasur ndërhyrje për ti përshtatur me fluksin e ri të makinave dhe udhëtarëve. Por a mjaftojnë disa meremetime në ura 80-vjeçare që kur u ndërtuan kalonin vetëm 10 makina në ditë, ndërsa sot me mijëra? Sipas ekspertëve, ndërhyrja e fundit serioze që është bërë në këto ura është e viteve ’80. Pra për gati 40 vjet askush nuk është kujtuar për riparime profesionale të këtyre strukturave.

Por vitet nuk janë problemi i vetëm i urave në Shqipëri. Edhe ndërtimet e urave të reja pas viteve ’90, të bëra nga kompani që kanë përvojë vetëm në ndërtim pallatesh, janë një rrezik me vete. Shembulli më i mirë është shembja e urës në Fushë-Krujë, në vitin 2017. Mjaftuan disa orë shi dhe lumi mori para urën e rëndë të betonit që ishte ndërtuar vetëm tre vjet më parë.

Raste të tilla ka pa fund në gjithë vendin dhe kërkojnë një verifikim dhe studim urgjent. Pas asaj që ndodhi në Itali të gjithë qeveritarët dhe politikanët shprehën ngushëllime dhe u mjaftuan vetëm me solidaritet. Teksa shkruanin mesazhet e ngushëllimit nga çadrat e plazhit për Italinë, duhet të hedhin sytë edhe në Shqipëri dhe të kujtohen se kanë detyrim marrjen e masave për sigurinë e qytetarëve. Nëse tragjeditë natyrore nuk mund të parandalohen, ngjarje fatale si ajo në Itali patjetër që mund të shmangen dhe kjo është detyrë e institucioneve.

Ura e Zogut, Mat. Ndërtuar në vitin 1927

Ura e Dragotit, Tepelenë.Ndërtuar më vitin 1936

Ura e Vjetër e Bunës, Shkodër

Ura e Darzezës, Fier

Ura e Mifolit, Vlorë


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera