» Mbytet e mitura në liqenin e Gramshit

Mbytet e mitura në liqenin e Gramshit

Një 11-vjecare është mbytur në Gramash gjatë pasdites së sotme, pasi ka rënë aksidentalisht në liqenin e hidrocentalit të Banjës. Policia bën me dije se viktima është fëmija me inicialet A.T banuese në fshatin Trashovic.

“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera