» Gazeta greke: Po na “mbyt” hashashi i Shqipërisë, zbulohen shifrat

Gazeta greke: Po na “mbyt” hashashi i Shqipërisë, zbulohen shifrat

Greqia alarmohet nga sasitë e drogës që vijnë nga Shqipëria. Të paktën kështu thuhet në një artikull të një prej gazetave më të mëdha greke “Kathimerini”. Gazeta ka nxjerrë shifrat që i referohen sasive të drogës së kapura në territorin e tyre, origjina e të cilave ishte nga Shqipëria.

“Kemi arritur të konfiskojmë sasi të madhe droge, kryesisht kanabis, e cila arriti 232%, në dy vitet e fundit. Pavarësisht zbulimit të vazhdueshëm dhe gjurmimit përgjatë kufirit greko-shqiptar, ka ende shumë volum dërgimi”, shkruan gazeta greke.

Referuar shkrimit, policia greke ka arritur në konkluzionin se tregtarët e drogës shfrytëzojnë kanalin mes Shqipërisë për dërgimin e saj në pjesën tjetër të Ballkanit, Evropës, nëpërmjet Italisë, madje edhe Turqisë.

Foto nga artikulli

Sipas shifrave për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në 2017 u bllokuan ishte 9.2 ton. Ndërkohë, deri më tani për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë, ndërsa nga aksionet janë arrestuar 306 persona, kryesisht shqiptarë.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera