» Akuza mbi komisioneren e Vettingut/ Berisha nxjerr mesazhin: Ka pasur kontakte me trafikantë e kriminelë

Akuza mbi komisioneren e Vettingut/ Berisha nxjerr mesazhin: Ka pasur kontakte me trafikantë e kriminelë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që ngre disa akuza ndaj komisioneres së Vettingut Valbona Sanxhaktari.

Sipas mesazhit Sanxhaktari, është njeriu i Ramës dhe i Engjëll Agaçit dhe ka 7 akuza për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike në detyrat e mëparshme. Berisha thotë se komisionerja e KPK ka pasur kontakte me trafikantë dhe kriminelë.

STATUSI I BERISHËS
Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Noriegës që vendos për Dvoran Vetingun dhe bën ligjin!
Nëpunësi dixhital denoncon:
– Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin
– është ndjekur penalisht për afera korruptive të denoncuara nga KLSH.
-Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qenë e ndjekur penalisht ndonjëherë.
– Ajo vetëm me nënën pensioniste blen një apartament 180.000 euro.
– Ajo ka pasur kontakte me trafikantë dhe kriminelë.
– Ish-bashkëshorti i saj, person i rrezikshëm, pjesë e grupit të famozit Geron Xhafa, i përzënë si person i rrezikshëm për rendin nga policia italiane.

– Miss Korrupsioni i grupit të Dvoran Vetoreve.
– Udhëton sipas sistemit TIMS jashtë me makinën e TCH me targë TR216RP të drejtorit të Dixhitalb, Alban Jaho dhe siç dihet ky televizion ka procese të mëdha gjyqësore për pronësinë.
Këtu më poshtë keni mesazhin dhe të gjitha dokumentet që faktojnë akuzat e qytetarit dixhital.

“Mirëmbrëma zoti Berisha
Unë dua të ndaj me ju dhe të denoncoj disa informacione të rëndësishme për një Komissionere të Vettingut. Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Ramës dhe i z.Engjëll Agaçit.

1.
Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrisë. Ajo më përpara ka punuar në Ministrinë e Arsimit në vitin 2004 dhe ndaj saj janë ngritur rreth 7 akuza për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike në një vlerë të përgjithshme prej afro 2.5 milion u.s. dollarë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit duke e kallëzuar në Prokurorinë e asaj kohe e cila nën drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partisë Socialiste i pushoi çështjet penale.

Zj.Sanxhaktari nuk e ka deklaruar ndonjëherë se ndaj saj ka pasur çështje penale duke i fshehur këto të dhëna përpara Parlamentit qe e zgjodhi.

2.
Si ka mundësi që kjo zonjë me nënën e saj pensioniste nga viti 1996 dhe vetëm me të ardhura buxhetore të blejë në vitin 2018 në vlerën 180.000 euro një ap.119 m2 në një nga Rezidencat më luksoze në Tirane të A**** 3? Apo i pastroi lekët e korrupsionit të mëparshëm.

3.
Zj.Sanxhaktari rezulton me kontakte të papërshtatshme pasi ish-bashkëshorti i saj, babai i fëmijës së mitur, shtetasi Arten Ramosaco një person i rrezikshëm në Vlorë pjesë e grupit Xhafa, rezulton i deportuar nga shteti italian me dt. 19 korrik 2018 me motivin ” i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike dhe i lënë i lirë nga policia e Vlorës dyshohet me ndërhyrjen direkte të komisioneres, Engjëll Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak.

4.
Komisionerja Sanxhaktari ka udhëtuar dhe përdorur gjatë detyrës të paktën në një rast një makinë në pronësi të Alban Jaho duke udhëtuar në drejtim të Malit të Zi me familjen e drejtorit duke e drejtuar vetë makinën. (sipas sistemit Tims). Makina Rover i bardhë me targa TR216RP.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur Komisionerja kryente hetime të thelluara për Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që sulmoheshin në mënyrë agresive nga mediat e portalet  për çështjen Top Channel.
A mos ndoshta kjo Komisionere ka qenë në shërbim të politikanëve që kanë interesa direkte dhe grupeve kriminale apo grupeve të interesit për të ndëshkuar të vetmit Gjyqtare të Lartë që nuk iu nënshtruan presionit?

A ka qenë në konflikt interesi kjo Komisionere kur kryente hetime të thelluara?
Për të gjitha sa me sipër po ju dërgoj provat.
A jemi përpara të njëjtave standardeve që ONM dhe ndërkombëtarët kërkojnë për Gjyqtarët dhe Prokurorët shqiptarë apo për njerëzit e mbështetur fort nga politika dhe krimi kemi standarde të ndryshme.
Duke pasur besim të palëkundur në kurajën tuaj në denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit të Drejtësisë mendoj se publikimi i këtyre fakteve tregon dhe njëherë që Reforma në drejtësi e bërë nga njerëz të tillë është vetëm selektive e dirigjuar direkt nga KM.

Këtu me poshtë keni dokumentet:
Kallëzimet për korrupsion
2. Kontrata e blerjes së pronës 180.000 euro
3. Ish-bashkëshorti
Dalja jashtë me familjen e Drejt. Digitalb
Pronësia e mjetit TR216RP
Saktësim mjeti ka Targën AA 216 RP dhe është tip “Rover” i bardhë


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera