» Video/ Nard Ndoka shkruan faqet e para të librit biografik: E kam kuptuar ndaj kam qendruar goxha në politikë

Video/ Nard Ndoka shkruan faqet e para të librit biografik: E kam kuptuar ndaj kam qendruar goxha në politikë

Në këto ditë të nxehta vere kaemra e ABC News ka intervistuar kreun e Partisë DemoKristiane, Nard Ndoka, i cili ndodhet në Drymades. Gjatë fjalës së tij ai tha se është duke përgatitur një jetëshkrim për karrierën e tij politike. Teksa mban në duar librin e Michael Wolff, ”Zjarr dhe tërbim”, deputeti demokrat shprehet se ka lexuar të gjithë librat e presidentëve amerikanë, por nëse do të shkruante një të tillë për atë se çfarë ndodh pas dyerve të parlamentit shqiptar, ai thotë se politika jonë do t’ia kalonte edhe Trump-it.

Gazetarja:E ke menduar ndonjëherë të shkruash një biografi për jetën tënde?

Nard Ndoka:Për çdo njeri që ka pasur një rol, jam disa herë i zgjedhur në parlamentin e Shqipërisë, kam drejtuar ministrinë e shëndetësisë, janë disa gjëra që mendoj se i kam bërë mirë, pse të mos jenë të shkruajtura diku, qoftë edhe si dokument familjar. Kam shkruar faqet e para. Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë.

Kreu i PDK, i cili mban në duar librin e shumëpërfolur “Zjarr dhe tërbim” nga Michael Wolff shprehet se ka lexuar të gjitha librat e presidentëve amerikanë, por nëse do të shkruhej një libër për atë që ndodh pas dyerve të parlamentit shqiptar, ai thotë se politika shqiptare do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit.

“Do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit. Politika shqiptare është e komplikuar me ambjentet e veta të mbidheshme e nëndheshme, me marrëveshjet”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka kuptuar, këtë lloj politike, Ndoka shprehet se: “E kam kuptuar dhe prandaj kam rezistuar goxha në politikë”.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera