» Vrau 8 kushërinjtë se e akuzonin për pulat? Zbulohet konflikti i vjetër i familjes së Ritvanit

Vrau 8 kushërinjtë se e akuzonin për pulat? Zbulohet konflikti i vjetër i familjes së Ritvanit

Masakra e Selenicës disa ditë më parë, ku një 24-vjeçar vrau 8 kushërinjtë e tij nuk ka ardhur për shkak se ai u ofendua.

Ritvan Zykaj deklaroi në Gjykatë se ngjarja kishte ndodhur për shkak se e akuzonin gjithnjë për vjedhje dhe se akuza e fundit kishte qenë për disa pula.

Mirëpo shkaku i vrasjes duket se nuk është vetëm ky, pasi mes dy familjeve kishte pasur gjithmonë konflikte për çështje pronash.

Panorama shkruan se familja e tetë viktimave kishte jetuar më parë lart në kodrine në fshatin Resulaj.Pas viteve 2000, ata kishin zbritur në fshat ku ndërtuan banesat në tokat e tyre. Por kjo nuk është mirëpritur nga familja e autorit të krimit. Madje, kanë pasur mosmarrëveshje për një pjesë të kësaj prone.

Edhe trupat e viktimave nuk janë varrosur në varrezat e fshatit por në banesën e tyre. Ky veprim është bërë nga ana e të mbijetuarve të tjerë të viktimave për të treguar se prona është e tyre edhe pas kësaj ngjarje.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë së Selenicës Neim Veshaj ka deklaruar për gazetën:

E kam dëgjuar nga banorët këtë konflikt, por zyrtarisht asnjëherë nuk ka ardhur një ankesë prej tyre. Ne si bashki ende nuk kemi vendosur nëse do t’u akordohet një fond ndihmese të mbijetuarve. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë, ne do të vendosim sesi do të procedojmë më tej me të mbijetuarit e për t’i ndihmuar ata.”


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera