» Presidenti Meta në Kosovë: Ky është shembulli për t’i dhënë fund emigrimit

Presidenti Meta në Kosovë: Ky është shembulli për t’i dhënë fund emigrimit

Presidenti Ilir Meta ndodhet për pushime këto ditë në Kosovë. Veç vizitave në zonat e njohura për bukurinë natyrore, Presidenti është takuar dhe me banorë të zonave në Prevallë dhe në Suharekë.

Sot kreu i shtetit shqiptar ka vizituar një fermë të suksesshme në Suharekë, e ngritur nga një shqiptar i Kosovës që është kthyer pas 20 vitesh emigrim në Zvicër. Kreu i shtetit shprehet se ky investim është shembulli i duhur sesi qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund t’i japin fund emigrimit dhe të kthejnë sytë për investime në vendet e tyre.

Ishte një eksperiencë e mrekullueshme të vizitoja fermën e Avdulla Krasniqit, në Maqitevë të Suharekës. Pas 20 viteve në emigrim në Zvicër, Avdullai prej vitesh ka realizuar një biznes shumë të suksesshëm të prodhimeve bio në bjeshkë në 1000 metra lartësi. Ky është shembull i shkëlqyer që duhet shumëfishuar në vendet tona për t’i dhënë fund emigrimit dhe shfrytëzuar resurset tona të pafundme. Falenderoj dhe Kryetarin e komunës Suharekë, z.Bali Muharremaj që më shoqëroi në këtë vizitë e jam i sigurtë se promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë Suharekën në të ardhmen e afërt duke sjellë këtu standartet zvicerane e europiane të zhvillimit“,- shprehet Presidenti Meta.

Po sot, në bjeshkët e Prevallës, kreu i shtetit shqiptar është takuar me mjaft emigrantë shqiptarë që kanë zgjedhur që pushimet e verës ti kalojnë në bukuritë natyrore të Kosovës.

Në adresën zyrtare në Facebook, Presidenti ka publikuar një foto me dy fëmijë shqiptar që jetojnë në Francë dhe që këtë verë po pushojnë në bjeshkët e Prevallës. “Sot me miqtë e mi më të rinj Ilirjanën dhe Ilirjanin që kanë ardhur me familjen e tyre nga Franca për të pushuar në bjeshkët e mrekullueshme të Prevallës!”,- shkruan Presidenti Meta.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera