» Po përgatitet në heshtje “qeveria e re” teknike?

Po përgatitet në heshtje “qeveria e re” teknike?

Burime pranë 360grade.al, informojnë se mbi tryezën e kryeministrit qëndron një skenar “B”, për një “marrëveshje të madhe me Opozitën”, që lidhet me krijimin e një qeverie teknike ekspertësh, justifikuar me datën e hapjes së negociatave me BE, që është teorikisht vitin e ardhshëm.

Në krye të “teknikëve”, ashtu si në eksperiencën e qershorit 2017, do të jetë përsëri i njëjti kryeministër, por përflitet një mbështetje e gjerë edhe në Kuvend, ku deputetë do të “veshin fanellat e kombëtares”, për gjoja qëllimin e madh europian.

Ndërsa “drejtësisë së reformuar”, do ti ndalohet, hapja e çështjeve të reja, në lidhje me politikanët dhe familjarët e tyre.

Ideatori i kësaj “formule”, mendohet se është një biznesmen i njohur shqiptar dhe disa politikanë, që vijnë nga fusha e biznesit…


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera