» Eutanazia: Historia e një 29-vjeçareje holandeze që mjekët i “dhuruan” vdekjen, pse kishte probleme mendore

Eutanazia: Historia e një 29-vjeçareje holandeze që mjekët i “dhuruan” vdekjen, pse kishte probleme mendore

Këtë janar, një vajzë holandeze piu helmin që ia solli një doktor, u shtri në shtrat dhe vdiq. Eutanazia është e ligjshme në Holandë, dhe vdekja e saj është lejuar nga shteti. Por Aurelia Brouwers nuk kishte një sëmundje vdekjeprurëse – shteti lejoi që ajo të vdiste për shkak të shëndetit të saj mendor.

“Unë jam 29 vjeçe dhe kam zgjedhur eutanazinë

Zgjodha këtë, sepse kam shumë probleme me shëndetin mendor.

Unë vuaj dhe jam e pashpresë. Çdo herë që marrë frymë ndjej një torturë”, tha ajo.

Një kompani holandeze televizive, RTL Nieuws kaloi dy javë me Aurelën në rrugën drejt vdekjes, e cila ndodhi më 26 janar.

Ajo kaloi ditët e fundit me njerëzit që donte, duke krijuar art dhe duke ecur mbi një biçikletë në Deventer, qytetin që adhuronte.

Ajo shpesh vizitoi krematoriumin – një vend që zgjodhi për vete, për të përfunduar aty pas vdekjes.

Në shumë mënyra, historia e saj është unike.

Eutanazia është e paligjshme në shumicën e vendeve, por në Holandë është e lejuar nëse mjeku pajtohet se një pacient vuan sëmundje të padurueshme, e dhe se nuk ka alternativë më të mirë.

BBC thotë se prej 6,585 holandezëve që zgjodhën eutanazinë vetëm në vitin 2017, vetëm 83 prej tyre kishin probleme të shëndetit mendor. Të tjerët kishin probleme të natyrës fizike.

“Kur isha 12 vjeç kam pasur depresion dhe kur mora diagnozën e parë, mjekët më sqaruan mbi çrregullimin ekstrem të personalitetit”, tha ajo, duke shtuaar se “kam depresion kronik, e kam kronike ndjenjën e vetëvrasjes, kam psikozë, dëgjoj zëra”.

Mjekët e saj personalë nuk donin ta mbështesin në zgjedhjen për të ikur nga kjo botë, kështu që ajo kontaktoi një klinikë në Hagë.

Aty ishin ndihmuar të vdisnin 65 nga 83 raste të eutanazisë të njerëzve me probleme të shëndetit mendor.

“Pacientët që flasin me ne janë më të rinj se të tjerët”, tha Dr. Kit VanMechele, i cili punon për klinikën, por ai than se nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vdekjen e Aurelias.

“Aurelia është një shembull i një vajzë shumë të re, kështu që është edhe e vështirë për të marrë një vendim, sepse në ato raste ju merrni një jetë …”

Gjatë ditëve të fundit të jetës së saj, Aurelia ishte shpesh në një gjendje të keqe

“Unë jam i burgosur në trupin tim, në këtë kokë, dhe vetëm dua të jem e lirë. Nuk kam qenë kurrë e lumtur, nuk e di konceptin e lumturisë”.

Një nga gazetarët që ishte me të, Sander Paulus, thotë se zakonisht nuk ishte e qëndrueshme gjatë ditës.

“Ajo ishte nën një presion të madh. Ajo nuk fliste më mirë, por vetëm nëse fliste për eutanazinë, ajo ishte shumë e qartë.”

Por a e kishte vërtet aftësinë mendore për të vendosur se vdekja e saj ishte më e mira? Ajo pretendonte se ajo ishte, por mund të ishte dhe kjo simptomë e sëmundjes mendore?

“Ne kurrë nuk mund ta dimë njëqind për qind këtë gjë. Te personat me diagnozën e saj, dëshira për të vdekur nuk është e rrallë.

Nëse kjo është e vazhdueshme, pavarësisht nga të gjitha trajtimet, kjo është njësot si kur dikush që është duke vuajtur nga kanceri i thotë: ‘unë nuk mund të..’”, tha dr. Kit VanMechelen.

Vdekja e saj është një debat i madh në Holandë, por edhe në pjesën tjetër të botës.

Biseda e fundit Aurelia drejtoi me Sander Paulus duke mbajtur shishen e helmit në dorë:

“Kjo është ajo”, thotë ajo në fund. “E di që është e hidhur, por do të pi dhe do të fle”.

Sander Paulus e pyeti nëse kishte ndonjë dilemë.

 “Jo! Unë jam gati, gati për këtë udhëtim”.

“Unë shpresoj që ju të gjeni atë që kërkoni”, u përgjigj ai.

 “Natyrisht, unë do ta gjej”, ishin fjalët e saj të fundit.(Tesheshi)


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera