» Masakra në Selenicë, si mundën 3 djemtë t’i shpëtonin plumbave të Ridvan Zykës

Masakra në Selenicë, si mundën 3 djemtë t’i shpëtonin plumbave të Ridvan Zykës

Nga familja e Besim Zykës, vetëm Albi, djali i madh i cili punonte në Llogara ka arritur ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit të Ridvan Zykës. Pasditen e 10 gushtit, 24 vjeçari ka hyrë në banesën Besimit dhe ka qëlluar me automatik duke vrarë Besim Zykaj, 43 vjeç, Vasilika Zykaj, 42 vjeç, Sara Zykaj, 16 vjeçe, dhe djalin e vogël, Ledion Zykaj, 8 vjeç.

Më parë kishte vrarë dy të moshuarit Demir Zykaj, 75 vjeç dhe Perie Zykaj, 72 vjeç, që jetonin në një banesë tjetër, të cilin e kishin me djalin që jetonte në Greqi. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azem Zykaj. Ndërkohë, nga familja e Azem Zykajt kanë shpëtuar dy djemtë e tyre, raporton Ora News. Njëri djalë nuk ka qenë në shtëpi në momentin e masakrës, pasi kishte shkuar në punë aty pranë, ndërsa djali tjetër jeton dhe punon jashtë. Policia e ka arrestuar sot ne mengjes Ridvan Zykaj.

 


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera