» Familjarët e vrasësit braktisin shtëpinë, fillon kuja tek banesa e 8 viktimave

Familjarët e vrasësit braktisin shtëpinë, fillon kuja tek banesa e 8 viktimave

I ngjan një tragjedie të vërtetë ajo që ka ndodhur dje në Resulaj të Selenicës ku Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnikov 8 pjestar të një familjeje, mes tyre edhe dy të mitur, Sara 17 vjeç dhe Ledjoni 9 vjeç.

Pasi kanë dhënë dëshminë në polici, familjarët e Ritvanit, shtëpia e të cilëvë ndodhet përballë asaj të viktimave, kanë braktisur banesën duke u strehuar tek të afërm të tjerë, ndërsa ka filluar kuja tek familja e viktimave.

Policia arrestoi Ritvan Zykajn të fshehur në shkurre vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij duke sekuestruar edhe armën e krimit.

Në momentin e arrestimit ai nuk ka thënë asgjë, vetëm ka kërkuar të pijë ujë. /albeu.com/


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndërron protestën në kryengritje!

Të tjera