» Masakra në Selenicë/ Policia arreston autorin, fshihej pak metra larg nga vendi ku kreu krimin (Foto)

Masakra në Selenicë/ Policia arreston autorin, fshihej pak metra larg nga vendi ku kreu krimin (Foto)

Është kapur mëngjesin e sotëm nga policia autori i vrasjes së tetëfishtë, Ridvan Zykaj.

Autori është kapur në një zonë më bimësi të dendur pranë banesës së tij rreth orës 6:30.

Gjatë momentit të kapjes autori është munduar të largohet me vrap por nuk ka arritur të largohet pasi është neutralizuar nga policia. Gjatë momentit të arrestimit, autorit i është gjetur arma e krimit dhe aparati celular, i përdorur nga autori gjatë kohës kur ishte në kërkim.

Arma e krimit

Operacioni për kapjen e tij zgjati 12 orë u drejtua nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Gjithashtu u kërkua edhe angazhimi i RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.

Ngjarja

Tetë persona të një familje janë qëlluar për vdekje pas një sherri për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis. Nga tetë viktimat, dy prej tyre janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç dhe tre gra. Mësohet se 24-vjeçari e kreu krimin pas kthimitnga një drekë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë.

Burime pranë policisë thanë për “Report Tv” se prindërit kanë deklaruar përpara grupit hetimor se një nga gratë në radhët e viktimave e kishte akuzuar 24-vjeçarin Ritvan Zykaj se u kishte vjedhur pulat. Ata mësohet të jenë shprehur gjithashtu se në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur armë dhe se nuk e dinë ku e gjeti djali armën vrasëse kallashnikov.

“Report Tv” ka siguruar emrat e viktimave të cilët janë Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç).

Emrat e viktimave

Ridvan Zykaj ishte kushëri i afërt me familjet e viktimave (kushërinjtë e parë të babait). Sipas pamjeve të para të siguruara nga Report TV, viktimat janë qëlluar nga distancë e afërt prej 3-4 metrash.

Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. Besohet se autori vuan nga probleme mendore pasi ka shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat nga i cili kishte pësuar djegie në 80% të trupit dhe prej atëherë ka shfaqur probleme.

Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave ashtu edhe atë të autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç, thotë për Report Tv se familjet nuk kanë pasur probleme në të kaluarën. Sipas tij, banesa e autorit dhe ajo e viktimave janë 10 metra larg.

Na thanë që ka ndodhur një vrasje. Erdhëm shpejt dhe pamë të vrarët. Ishin djem xhaxhallarësh. Ai ka vrarë vëllain e gjyshit dhe kushërinjtë e tij të dytë. Ata shkonin mirë me njëri-tjetrin. Djali pa probleme, një djalë i mirë, shihte punën e tij me bagëti. Banesat ishin 10 m larg njëra-tjetrës. Viktimat ishin vrarë në distanccë 3-4 m nga njëri-tjetri. Djali ka qenë pak i sëmurë, ka pësuar një djegie, por është kuruar në spital në Tiranë.

Behar Zyka, kushëri si me familjen e viktimave

Debati në Facebook

Teksa forca të shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE e kërkonin vrasësin e Selenicës në kondrat e fshatit, ai komentonte në Facebook në profilin e tij Ritvan Vani Zykaj. Killeri gjakftohtë duket se nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes Zykaj, me të cilët ishte kushërinj, ndaj të cilëve zbrazi armën kallashnikov.

Dje në mbrëmje komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të. Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal vetëm pak minuta më parë: “Çmë keni çarë k***”. Pra edhe pse po kërkohej nga mbi 100 forca policie Ritvan Zykaj vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Policia dyshon se Zykaj ka hyrë online në rrjetet sociale përmes një IP kompjuteri. Ai ka fikur telefonin disa orë më parë. Sinjali i fundit i telefonit të autorit është kapur pranë kodrave të fshatit Selenicë.

Njoftimi i policisë:

Selenice, Vlorë

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit R.Z., në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera