» Masakra me 8 të vrarë/ Policia nis ‘Gjuetinë’ për kapjen e autorin, ku dyshohet se fshihet

Masakra me 8 të vrarë/ Policia nis ‘Gjuetinë’ për kapjen e autorin, ku dyshohet se fshihet

Mbi 100 punonjës policie kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga autorin e dyshyar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi nga vendi i ngjarjes për ‘BalkanWeb’ se 24-vjeçari favorizohet nga fakti se e njeh shumë mirë terrenin në zonën e tij, pasi është edhe bari.

Ndërkohë, ka dyshime se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qen të policisë.

Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

Selenica


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera