» Prezantohet Bonucci: Milan ishte një gabim, këtu fitohet

Prezantohet Bonucci: Milan ishte një gabim, këtu fitohet

Leonardo Bonucci ka zhvilluar konferencën për shtyp të prezantimit tek Juventus. “Jam entuziast që jam kthyer. E kam bërë sepse më mungonte shtëpia. Falënderoj Juventus-in, trajnerin, menaxherin tim dhe Milan-in, që më kanë lejuar të jem këtu sot për të nisur këtë rrugëtim të ri. Viti i kaluar te Milan më ka dhënë shumë në aspektin njerëzor, por më ka hequr fitoret. Këtu ka organizim dhe fitohet”, kanë qenë fjalët e para të mbrojtësit italian.

Në lidhje me vendimin për të shkuar te Milan: “Ka qenë një vendim i marrë në një moment zemërimi, nuk ka qenë ai i duhuri. Cristiano Ronaldo? Është mirë që e kemi në ekip, duke parë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara…”.

“Nëse do të përballemi përsëri me Real-in, ndeshja nuk do të fillojë 1-0 për ata. Të stërvitesh me atë është një stimul për të gjithë, është një nga ata që nuk i lë asgjë rastësisë dhe është gjithmonë i përqendruar. Kam fatin që jam kthyer tek Juventus dhe të kem lojtarë me të vërtetë të fortë në krahun tim”, ka thënë Bonucci.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera