» Pas pak… sytë nga qielli! Mendoni dëshirat se është nata e yjeve që bien

Pas pak… sytë nga qielli! Mendoni dëshirat se është nata e yjeve që bien

10 gushti njihet ndryshe edhe si nata e yjeve që bien.

Në fakt bëhet fjalë për një kometë, dhe për konstelacionin e saj, që në këtë periudhë të vitit, gjatë lëvizjes në orbitë, krijon një spektakël të jashtëzakonshëm, të quajtur “Perseas”, në dukje si një shi yjesh që bien.

Fenomeni është i dukshëm, duke filluar nga mesi i korrikut, por aktiviteti më i madh yjor, ndodh nga data 8 deri në 14 gusht, duke kulmuar pikërisht mbrëmjen e 10 gushtit.

Gjatë kësaj periudhe, mesatarja e copëzave të kometës, të quajtur “swift tatell”, arrin deri në 60 edhe me shumë për një orë.

Ato janë të dukshme në gjithë hapësirën qiellore, por për shkak të orbitës, që ndjek kometa, perseidet shihen më mirë në hemisferën veriore.

Sipas shkencëtarëve fenomeni ndodh gjatë rrotullimit të kometës rreth diellit dhe meteorët që mund të shikojmë me sy të lirë janë copëza të saj.

Emri i këtij spektakli yjesh ka ardhur nga vendndodhja e tij në qiell, pranë konstelacionit yjor të Perseut, në lindje të yllit polar.

Në këtë ditë, supersticiozët largohen nga dritat e qytetit, për të parë yjet që bien dhe për të menduar deshirën, që ata shpresojnë t’u realizohet.


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndërron protestën në kryengritje!

Të tjera