» Zbulohet motivi i masakrës në Vlorë, 8 persona vdiqën për shkak të ushqimit për pulat

Zbulohet motivi i masakrës në Vlorë, 8 persona vdiqën për shkak të ushqimit për pulat

Është hedhur dritë mbi motivin që e ka çuar 24 vjeçarin me probleme mendore Ridvan Zykaj që të qëllojë mbi pjesëtarët e dy familjeve të fisit të tij në fshatin Resulaj, duke lënë të vdekur 8 persona e plagosur 6 të tjerë.

Shqiptarja.com ka mësuar se shkak për masakrën më të madhe të parë ndonjëherë në Shqipëri, është bërë ushqimi për pulat.

Konflikti ka nisur pasi pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e 24 vjeçarit. Një konflikt ka nisur nga ana e të riut dhe më pas është rrëmbyer arma. 8 persona kanë vdekur ndërsa 6 të tjerë janë lënë të plagosur nga breshëria e dy karikatorëve të kallashit që ka përdorur i Ridvan Zykaj.

Media gjithashtu mëson se 24 vjeçari në moshë të re është përfshirë nga flakët duke i djegur dhe që nga ajo kohë ka shfaqur probleme mendore.

Aktuaisht Zykaj është në arrati ndërsa të gjitha forcat speciale të policisë kanë shkuar në vendngjarje. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes pasi 24 vjeçari është i armatosur dhe ka municione të shumta.

Masakra e Vlorës/ Ja kush janë viktimat

4 gra, 3 burra dhe 1 fëmijë janë viktimat e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Resulaj të Vlorës.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të vrarë 8, ku një prej tyre ëhstë një i mitur i gjinisë mashkullore.

Ndërkohë që 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të 8 personat janë pjestarë të të njëjtës familje.

Ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të prangosë autorin e ngjarjes, Ridvan Zykaj.

****

Policia e Shtetit ka dhënë informacioni paraprak rreth masakrës që ndodhi sot në Resulaj të Selenicë.

Selenicë, Vlorë Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

***

Në fshatin Resulaj ku ndodhi tragjedia aktualisht sheh vetëm furgona të blinduar të forcave speciale, shirita të shumtë dhe një heshtje varri.

8 persona u vranë me breshëri automatiku ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur nga një 24 vjeçar me emrin Ridvan Zykaj.

24 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. I riu pasi ka vrarë 8 persona e ka plagosur 6 të tjerë është larguar nga vendngjarja. Ndër viktimat mësohet se ka dhe persona në moshë të vogël. Të vdekurit dhe të plagosurit janë pjesëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis me 24 vjeçarin, Fisi Zykaj.

Image

Ridvan Zykaj

I riu aktualisht është fshehur dhe mban me vete armën kallashnikov. Forcat speciale kanë kërkuar që ai të dorëzohet, por deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur. Nuk përjashtohet mundësia që policia të qëllojë mbi të.

Policia ka këshilluar gjithashtu që qytetarët të jenë të kujdesshëm pasi i riu është tejet i rrezikshëm. Sipas policisë, autori po lëviz në këmbë përgjatë fshatit dhe ka me vete kallashin, pasi arma nuk është gjetur ne vendngjarje. 24 vjeçari ka shkrehur dy karikatorë dhe mësohet se ka ende municione te bollshme për të shkaktuar të tjera tragjedi.

***

Një masakër është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Resulaj të Vlorës, ku një 24-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona, nga dy familje të fisit Zykaj.

Dy të tjerë të plagosur rëndë kanë humbur jetën teksa po shkonin drejt spitalit të qytetit.

Masakra ka ndodhur në fshatin Resulaj. Mësohet nga policia se viktimat janë nga dy familje të të njëjtit fis dhe shkaku i masakrës dyshohet të jetë një konflikt pronësie.

Nga të shtënat me armë kallashnikov, kanë mbetur të lënduar edhe 6 persona të tjerë. Në këto momente FNSH, RENEA e DELTA FORCE janë vënë në ndjekje të 24 vjeçarit që ka shkaktuar masakrën e një shkallë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë më parë.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE:

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ImageMjeti i blinduar i forcave të RENEA-s që niset drejt vendngjarjes

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 8 persona dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri, ndërsa nuk dihet ende numri i të plagosurve.

Dyshohet se viktimat janë pjesëtarë të të njëjtit fis.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasje me armë zjarri.

Dyshohet se ka pasur një konflikt mes dy familjeve të të njëjtit fis me mbiemër Zykaj.

Autori është një 24 vjeçar, për të cilën po punohet për arrestimin e tij nga forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera