» DETAJE TË REJA/ Ishte për drekë me familjen, autori i masakrës së Vlorës mund të ketë qenë i dehur

DETAJE TË REJA/ Ishte për drekë me familjen, autori i masakrës së Vlorës mund të ketë qenë i dehur

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditën e sotme në Resulaj të Vlorës.

Ritvan Zykaj, 24-vjeç, vrau për vdekje tetë persona nga i njëjti fis, të cilët ishin kushërinj të tij.

BalkanWeb mëson se pak para ngjarjes Ridvan Zykaj ishte në një drekë me familjen.

Dyshohet se ai në momentin që ka kryer vrasjet ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas informacioneve paraprake i riu kishte zënka të vazhdueshme me të afërmit e tij për motive të dobëta, megjithatë nuk përjashtohet pista e konfliktit për pronën.

Aktualisht i riu është arratisur, ndërsa policia është ngritur në këmbë për ta kapur.

Teksa nata ka kapluar, kapja e tij është mjaft e vështirë për shkak se ai e njeh shumë mirë zonën.

8 viktimat

1-Demir Zyka, 75 vjec (V2llai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zyka (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera