» Tragjedia me 8 të vrarë/ Para dy javësh autorin e kishin dhunuar e kishte përfunduar në spital

Tragjedia me 8 të vrarë/ Para dy javësh autorin e kishin dhunuar e kishte përfunduar në spital

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Selenicë të Vlorës, ku një 24 vjeçar, Ritvan Zykaj, ka shtënë me armë mbi disa familjarë të tij, kushërinj të dytë, duke i lënë të vdekur 8 prej tyre, i ka tronditur të gjithë.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që i riu ka vrarë të afërmit e tij, por nga burime për “Panorama” mësohet se para dy javësh, Ritvani ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, që nuk dihet nëse është pjesë e viktimave, dhe kishte përfunduar me lëndime të shumta në spital.

Kjo është arsyeja që dyshohet se është bërë shkak për ndërmarrjen e kësaj vepre kaq të rëndë, ku janë ekzekutuar 8 persona, disa prej tyre prej një familjeje, ndërsa të gjithë kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin dhe autorin.

38600590_1062678477229040_2897289082801487872_n (1)13418803_620160654814160_5023688975945383516_n38063066_1057115487785339_4614980314177994752_n


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera