» A e keni provuar verën blu? Ja si prodhohet

A e keni provuar verën blu? Ja si prodhohet

Kjo verë e quajtur Gïk simbolizon revolucionin e pijes që tenton të largohet nga metodat tradicionale të prodhimit të verës kryesisht asaj me ngjyrë të kuqe.

Për ta prodhuar atë verëprodhuesit kombinojnë rrushin e bardhë me atë të zi, e ndërsa kjo ngjyrë blu formohet si pasojë e bashkëveprimit të ngjyruesit natyral antocianë që ndodhet në cipën e kokrrave të rrushit të zi me ngjyruesin e quajtur indigotinë që ekstraktohet nga bimë.

Me një përqindje alkooli 11.5, vera blu është tipike verore e përshtatshme për ta shoqëruar me antipasta, sallatë jeshile, sushi, pizza dhe ëmbëlsira. Pa harruar faktin se siç do verë tjetër duhet të serviret e freskët.

Për shkak të ngjyrës tërheqëse blu, kjo verë është bërë përbërës i koktejleve dhe një indicie që kantinat të prodhojnë verë blu të gazuar, e cila preceptohet të jetë një verë e thatë dhe jo e ëmbël.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera