» “Të shpëtojmë jetë!”/ Ish-deputeti: Ja çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike

“Të shpëtojmë jetë!”/ Ish-deputeti: Ja çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike

Ish deputeti, Namik Dokle propozon se duhet ndërmarrë një sërë masash nga institucionet shtetërore pas masakrës së sotme në Selenicë, ku 8 persona mbetën të vdekur.

Në një shënim në rrjetet sociale, Dokle shprehet:

Dokle

CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???

Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.

Cfare duhet bere pas kesaj?

  1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.

2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.

  1. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.

4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.

TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera