» Dy familje u shuan në tragjedinë e Vlorës, kanë shpëtuar vetëm tre djem që nuk ishin në shtëpi

Dy familje u shuan në tragjedinë e Vlorës, kanë shpëtuar vetëm tre djem që nuk ishin në shtëpi

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ritvan Zykaj, 24-vjeç vrau për vdekje tetë persona nga i njëjti fis, por nga dy familje të ndryshme.

Nga deklaratat e fqinjëve, në fokus të 24-vjeçarit kanë qenë familja e Azem Zykaj dhe Besim Zykaj.

Sipas deklaratave, ata ishin kushërinj të dytë, ose thënë ndryshe familja e vëllait të gjyshit.

Për News24 një fqinj u shpreh:

Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, Falkao dhe tjetri që është në Greqi”

Edhe dy djemtë e tjerë që kanë shpëtuar nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Policia vijon kërkimet për të kapur autorin, por duhet theksuar se 24-vjeçari është bari dhe e njeh shumë mirë zonën.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera