» Donin të bënin foto nga ‘Fontana di Trevi’, plas grushti mes turistëve në Itali

Donin të bënin foto nga ‘Fontana di Trevi’, plas grushti mes turistëve në Itali

Donin të shkrepnin një foto nga një kënd që fokusonte zonën e njohur turistike ‘Fontana di Trevi’ në Romë, por askush nuk hapi rrugë.

Rezultati ishte; përleshje mes disa turistëve holandezë dhe amerikanë, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin. ‘Tgcom’ shkruan se 8 turistë holandezë dhe amerikanë janë denoncuar në polici për dhunë dhe kërcënime.

Sherri raportohet se nisi si fillim mes një 19-vjeçareje holandeze dhe një 44-vjeçareja italiano-amerikane, ndërsa degradoi deri në përleshje fizike. Kaq mjaftoi që të përfshiheshin në sherr edhe personat e tjerë që i shoqëronin, ndërsa nuk munguan as grushtet dhe shkelmat.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera