» “Burrë k*rvë”, 20-vjeçarja masakron makinën 400 mijë dollarëshe

“Burrë k*rvë”, 20-vjeçarja masakron makinën 400 mijë dollarëshe

Një Mercedes-Benz me vlerë më shumë se 400,000 dollarë është bërë shënjestër e një gruaje të tradhtuar, e cila ka shkruar mbi të me spray të zi dhe gjithashtu ia ka thyer xhamat me shkop bejsbolli.

Mercedes-Benz S63 AMG Coupe që kushton 410.000 dollarë ishte parkuar në Kent Town, një lagje e brendshme urbane në Adelaide, ku një vajzë rreth të 20-ave nga ora 12 e mesnatës e ka masakruar këtë bishë lukzose. Në makinë ka shrkaur fjalët “tradhëtar” dhe “burrë k*rvë”.

Pasi ka shkruar “roman” mbi të me ngjyrë të zezë, ajo u kthye në automjetin e saj dhe mori një shkop bejsbolli.

Një dëshmitar tha:

“Ajo mori një shkop bejsbolli nga makina me të cilën erdhi dhe ia shkatërroi pasqyrat dhe xhamat në anën që shkruan “tradhtar”. Kjo panoramë e  kësaj makine ndoshta është një arsye e mirë se pse duhet të parkoni në parkingje private.”

Ata gjithashtu thanë se gruaja u ‘qetësua’ ndërsa kreu aktin, më pas mori makinën e saj dhe iku.

 



360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera