» Një pjesë e Evropës në flakë e tjetra nën ujë, evakuohen 1600 persona nga përmbytjet

Një pjesë e Evropës në flakë e tjetra nën ujë, evakuohen 1600 persona nga përmbytjet

Të paktën 1,600 njerëz, ndër ta 750 kampistë, janë evakuuar ditën e sotme si pasojë e përmbytjeve masive në Francën jugore.

Të 750 fëmijët gjermanë që po qëndronin në kampe, sipas zyrtarëve, janë shtruar në spital për hipotermi. Ndërkohë që rezulton si i zhdukur një 70-vjeçar gjerman i cili kishte si detyrë mbikëqyrjen e fëmijëve.

Zonat më të goditura nga përmbytjet që kanë ardhur kryesisht si pasojë e fryrjeve të lumenjve janë Gard, Ardeche dhe Drome.

Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe katër helikopterë, janë vendosur në këto zona për evakuimin e banorëve.

Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të përvëlues.

 



360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera