» “Ti tani noton në barkun e miliona krimbave, urime bijë”, letra prekëse e aktorit shqiptar drejtuar vajzës së ndjerë

“Ti tani noton në barkun e miliona krimbave, urime bijë”, letra prekëse e aktorit shqiptar drejtuar vajzës së ndjerë

Bubulina Lajçi, vajza e aktorit të njohur shqiptar, Çun Lajçi, u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Bubulina ishte po ashtu aktore me profesion dhe vajza e vetme e aktorit të njohur. Pavarësisht se koha ka kaluar, aktori nuk e ka kaluar akoma dhimbjen dhe vazhdon që të publikojë foto me të.

Së fundmi, Çuni ka publikuar një lajm që nëse Bubulina do e kishte marrë kur të ishte gjallë, do e kishte gëzuar pa masë. Vajza e aktorit ka fituar Green Card në SHBA, por asaj nuk i hyn dot në punë diçka e tillë.

“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Grin Carta Bubulinë”
, ka shkruar ai mes dhimbjesh, në këtë letër publike drejtuar së bijës që nuk jeton më.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera