» 4 të vdekur nga të shtënat me armë, policia kanadeze apel qytetarëve: Mbyllni dyert

4 të vdekur nga të shtënat me armë, policia kanadeze apel qytetarëve: Mbyllni dyert

Kthehen armët në Kanada, ku në qytetin Fredericton janë dëgjuar të shtëna armësh dhe deri tani raportohet se së paku 4 persona kanë mbetur të vdekur.

Ky lajm është bërë i ditur nga policia lokale, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë dhe të mbyllin dyert deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu qytetarëve u është kërkuar që të shmangin zonën e Brookside, mes Main dhe Ring Road.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur saktësisht, por policia ndodhet në vendngjarje për neutralizimin e zonës.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera