» Lira turke “zhytet”: Frikë dhe panik në Evropë, mund të jetë ngjitëse për euron

Lira turke “zhytet”: Frikë dhe panik në Evropë, mund të jetë ngjitëse për euron

Kriza në Turqi i frikëson tregjet me efekte mbi përhapjen dhe tek euro, ndërkohë që bursat e aksioneve gjithashtu bien, veçanërisht në lidhje me letrat me vlerë të bankave, shkruan Ansa.it.

 

BQE (Banka Qëndrore Evropiane) e preokupuar për bankat: Mbikëqyrja është e shqetësuar për ngjitjen e krizës ekonomike dhe monetare turke në bankat evropiane. E shkruan Financial Times, që citon si më të ekspozuar Unicredit italiane, Bbva spanjolle dhe Bnp Paribas franceze. Sipas gazetës, situata nuk është ende kritike, por monitorohet nga afër. Këtë vit, monedha turke ka humbur një të tretën e vlerës së saj për shkak të politikave të presidentit Erdogan, në kontrast të mprehtë me vendet perëndimore (flitet për sanksionet nga Shtetet e Bashkuara) dhe që ka reduktuar, pas fitores elektorale të qershorit, më shumë autonominë e bankës qendrore duke mos bërë të mudur një shtrëngimin monetar siç konsiderohet e nevojshme në një skenar botëror të normave në rritje. Edhe dikasteret ekonomike janë vendosur nën kontroll të rreptë të presidentit Erdogan, duke rritur frikën e investitorëve.

ll crollo della lira turca contro il dollaro: ne servono ormai più di 6 per comprare 1 biglietto verde. Mai così tante

LIRA zhytet, -13% nuk ​​ndalet rënia e lirës turke, në fillim të shkëmibeve në tregje, arriti të binte deri në – 13.5% kundrejt dollarit, sipas Bloomberg. Monedha e Ankarasë, nën sulm për shkak të frikës rreth politikave ekonomike të vendit, arriti të shkëmbehet deri në 6.3 me  dollarin, para se të rekuperonte një grimë dhe tani është në raportin 5.81.

Efekti edhe mbi euron: frika për infektimin e bankave dhe të sistemit evropian financiar (përveç investime evropiane në Turqi) prej krizës turke, ka dobësuar euron që në fillim të ditës. Euroja bie në nivelin më të ulët që nga korriku 2017, duke shënuar 1.1432 kundrejt dollarit nga 1.1527 që ishte dje, para se të rekuperonte pjesërisht terren në 1.1445./perktheu 360grade.al


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera