» Messi merr telefonin, në orët e ardhshme do të vijë “bomba” (FOTO)

Messi merr telefonin, në orët e ardhshme do të vijë “bomba” (FOTO)

Barcelona do të tentojë deri në momentin e fundit për Paul Pogban, dëshirën e madhe të klubit katalanas, edhe pse praktikisht duket e pamundur.

Kampioni i La Ligas do të përpiqet me të gjitha forcat që ta bindë Pogban të transferohet në “Camp Nou”, edhe pse merkato është mbyllur tashmë në Premier League dhe Manchester United nuk ka sesi të gjejë zëvendësues, shkruan Insporti.com

Sipas “Don Balon”, nënshkrimi i Pogbas do të ishte një bekim për Lionel Messin, i cili ka telefonuar në raste të shumta për të kërkuar ardhjen e francezit.

 

Presioni i Pogbas dhe menaxherit të tij, Mino Raiola, mund të jetë vendimtar, edhe pse Jose Mourinho dje tha se “Pogba arriti të hënën, ai është i lumtur, krenar dhe me një dëshirë të madhe për të punuar”.

Pogba është pjesë e Man United që nga viti 2016, kur u transferua nga Juventusi për 105 milionë euro.

Ai ka bërë 88 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, duke realizuar edhe 15 gola.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera