» Manjani: Ramareforma këtë fytyrë ka! Dy gjyqtarë, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt”, njëri kalon vetting-un dhe tjetri jo!

Manjani: Ramareforma këtë fytyrë ka! Dy gjyqtarë, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt”, njëri kalon vetting-un dhe tjetri jo!

Nga Ylli Manjani

Një ngjarje nga vettingu.
———-
Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon vetting-un ndërsa tjetri jo!

“Kontakti i papërshtstshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme.

Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskriminim!

Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit.

“Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.

“Ngelësi” lufton me argumente e prova…

Të shohim kolegjin! Por, vështirë…

OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë!

Asnjë çudi!

RamaForma këtë fytyra ka!


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: Cili është sot shansi i fundit i Kryeminsitrit…

Të tjera