» Mbretëresha Letizia, vazhdojnë pushimet në Palma de Mallorca me Felipen e Spanjës dhe vajzat (DHE PA VJEHRRËN ..!!)/foto

Mbretëresha Letizia, vazhdojnë pushimet në Palma de Mallorca me Felipen e Spanjës dhe vajzat (DHE PA VJEHRRËN ..!!)/foto

Mbretëresha e Spanjës, Letizia Ortiz me bashkëshortin e saj Felipe të Spanjës dhe vajzat Leonor dhe Sofia vazhdojnë pushimet e tyre në Palma de Mallorca. Dhe pa vjehrrën, atmosfera është më e relaksuar, shruan revista italiane Oggi.it.

Letizia Ortiz vazhdon pushimet verore në Palma de Mallorca me burrin e saj Felipe dhe vajzat e bukura Leonor dhe Sofia. Dhe pa vjehrrën. Atmosfera merr frymë lirisht dhe është padyshim më e relaksuar dhe buzëqeshjet janë më spontane.

 

 

Mes akullit dhe zbutjes – Vetëm pak ditë më parë tensioni midis mbretëreshës së Spanjës dhe vjehrrës, Sofia, ishte kapur nga fotografët, pikërisht në Palma de Mallorca, ku familja mbretërore spanjolle kalon çdo vit pushimet e verës, larg nga detyrat zyrtare të oborrit mbretëror, por ndryshku midis dy grave është i vjetër …

 

Një Look i vetëkënaqur – Letizia Ortiz u paraqit me një veshje paksa të shkurtër që dukej sikur i kishte vjedhur nga dollapi i të  bijave: sandale me rripa dhe një fustan me shirita dhe tantella. Si gjithmonë, Mbretëresha e Spanjës është e bukur dhe madje edhe me një “look kazual” nuk zhgënjen.

 

Familje e mrekullueshme – Letizia Ortiz, burri i saj Felipe i Spanjës dhe vazjat e tyre janë një familje e mrekullueshme, shumë të bashkuar me dashuri dhe përzemërsi të ndërsjellë, pavarësisht nga problemet e vogla dhe të mëdha që jeta e oborrit mbretëror në mënyrë të pashmangshme krijon./perktheu 360grade.al


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera