» Klubi i Premierligës, në orët e fundit të merkatos i rrëmben Barcelonës dy futbollistë

Klubi i Premierligës, në orët e fundit të merkatos i rrëmben Barcelonës dy futbollistë

Klubet nga Premierliga angleze sot e kanë ditën e fundit të afatit kalimtar.

Lajmi i fundit vjen nga skuadra e Evertonit e cila synon që të finalizojë transferimet e dyshes së Barcelonës, Yerry Mina dhe Andre Gomes, raporton Insporti.

Mina do të nënshkruajë kontratë të përhershme, kurse Gomes do të huazohet për një sezon.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vendosur që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez, i cili nis të premten.

Pas mbylljes së afatit kalimtar veror të këtij viti (e enjte, 9 gusht, ora 18:00), klubet nga elita e futbollit anglez nuk mund të blejnë më lojtarë. 


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera