» ‘Bomba’ e ditës, Galatasaray e transferon futbollistin shqiptar

‘Bomba’ e ditës, Galatasaray e transferon futbollistin shqiptar

Gjiganti i futbollit turk, Galatasaray, mund të bëhet me futbollist shqiptar në ditët në vijim.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli janë të interesuar që ta transferojnë mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, shkruan Insporti.com

Galatasaray drejtohet nga strategu turk, Fatih Terim.

Kështu të paktën ka shkruar ‘dailycannon.com’.

“Arsenali pagoi 41 milionë euro për Mustafin dy sezone më parë, por nuk ka bindur dhe gjasat janë që këtë verë të shitet në ndonjë ekip tjetër. Interesim të madh për Mustafin ka shprehur skuadra turke Galatasaray”, njoftoi “dailycannon.com”.

Futbollisti 26-vjeçar nga Maqedonia që ngi viti 2016 është pjesë e Arsenalit kur u transferuar nga Valencia.

Në vitin 2014 e ka fituar Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Gjermanisë.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera