» Edhe Ëngjëjt shkojnë me pushime: “Kartolina verore” të ëngjëjve të Victoria Sekrets nga vendet më të bukura në botë/foto

Edhe Ëngjëjt shkojnë me pushime: “Kartolina verore” të ëngjëjve të Victoria Sekrets nga vendet më të bukura në botë/foto

Edhe ëngjëjt shkojnë me pushime. Pas një viti pune (sfilata, albume fotografish, evente dhe party ekskluzive), modelet e Victoria ‘s Secret po shijojnë një pushim të vogël të merituar në resortet më ekskluzive në të gjithë botën, duke treguar fizikun e tyre prej statuje, atyre që janë me fat të ndodhen në  të njëjtin plazh me to, shkruan IO Donna.it.

instagram

Instagram/ Alessandra Ambrosio në Ibiza

Le vacanze estive degli Angeli di Victoria’s Secret

 

Ndër zonat më të frekuentuara nga këto perëndesha të bukurisë në tokë, është sigurisht ishulli mondan i Ibizës, një domosdoshmëri për Alessandra Ambrosio, “veteranja” më top e Armatës së ëngjëjve. Romee Strijd, supermodele holandeze dhe “Angel” nga viti 2015, ndërkohë preferon heshtjen e Formentera. Elsa Hosk, supermodele suedeze dhe Angel e Victorias për tre vjet. Top modelja, ndër të tjera, u zhvendos në Itali, duke u ndarë midis Sicilisë, Ladispolit dhe Bregut të Amalfit.

 

instagram

Sara Sampaio me biçikletë në Puglia (instagram)

 

Pushime italiane edhe për portugezen e bukur Sara Sampaio, e cila është fokusuar në Puglia, një nga rajonet më të njohura nga VIP- at e huaj (më së shumti Madonna, Ivanka Trump dhe presidentit francez Macron, për të përmendur disa), dhe pastaj për të arritur në “Portugalinë e  saj”. Ambrosio, gjithashtu, ka zgjedhur për të bërë një ndalesë italiane, pasi donte të provonte jetën e ëmbël të Capri, duke përfshirë udhëtime me varkë dhe të shijonte akulloret e famshme.

 

instagram

Skriver në Miami (instagram)

 

Plazhet e gjata, të mrekullueshme, të Miamit kanë joshur, këtë verë, danezen Josephine Skriver, Angel në vitin 2016: ajo ishte e zgjedhura për paradën në nëntor të dy viteve më parë, me një copë unike të koleksionit: Kompleti Swarovski i bërë me 450,000 kristale mes të cilave dhe diamante, smeralde dhe gurë të tjerë të çmuar.

Skriver I vazhdoi pushimet në Amerikë, duke u zhvendosur në Nju Jork dhe pastaj në Tennessee, në Nashville. Amerikane ishin gjithashtu pushimet e Hosk: e  cila ka shijuar atmosferën elegante dhe pak snob të ‘Hamptons me të dashurin e saj. Ndërsa Behati Prinsloo, supermodelja Namibiane, gruaja e Adam Levine (nënë e dy fëmijëve të tij) dhe Angel prej gati dhjetë vjetësh, donte të çlodhej (sa për të thënë, pasi ajo është i përkushtuar sporteve të ujit gjatë gjithë kohës) në një resort luksoz në Idaho, ku ajo është specializuar në ski të ujit.

instagram

Strijd me pushime në Bermuda (instagram)

 

Ishujt e Karaibeve dhe parajsa e Shën Barthélemy Saint Martin, dhe Sant Barths ishin sfond I pushimeve (pafund) të Strijd, e cila më pas ka vazhduar duke u spostuar në Bermuda (destinacion i zgjedhur edhe nga shoqa e saj Jasmine Tookes, “Angel” nga 2015), për tu kthyer pastaj për disa ditë në familje, në Holandën e saj.

 

instagram

Aldridge në Greqi, në Hydra (instagram)

 

Ajo gjithmonë ka zgjodhur ishujt e Greqisë, Lily Aldridge, supermodelja amerikane dhe Angel e markës Victoria, që nga viti 2010. Më pas u zhvendos në një resort luksoz në Tenesi dhe pastaj në Bahamas, për ditë të relaksit total. Përveç plazheve të Brazilit, supermodelja e Afrikës së Jugut, Candice Sëanepoel, Angel prej tetë vitesh, zgjodhi atollet e Karaibeve të Turks dhe Kaikos, një destinacion VIP “par excellence”. Lais Ribeiro (së bashku me kolegen e saj Tookes), topmodele me “krahë” që nga viti 2015, bëri një ndalesë të shkurtër në Rusi, në Kupën e fundit Botërore, para se të nisej për plazhet e Santo Domingo dhe Brazilit të saj./perktheu 360grade.al


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera