» Më në fund vjehrri dhe vjehrra e Trump marrin nënshtetësinë amerikane

Më në fund vjehrri dhe vjehrra e Trump marrin nënshtetësinë amerikane

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump bënë betimin si shtetas amerikanë.

Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e New Yorkut. Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump, shkruan Insajderi.com

Amalija është 73 vjeç. Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele. Ajo u vendos në New York më 1996 dhe u njoh me Trumpin dy vjet më vonë.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera