» Mërkuri sërish në prapavijë: Çdo të ndodhë me secilën shenjë javët në vazhdim?

Mërkuri sërish në prapavijë: Çdo të ndodhë me secilën shenjë javët në vazhdim?

Mërkuri është në prapavijë. Sërish!  Kjo do të thotë që asnjë nga shenjat nuk ka shansin t’i shpëtojë çmendurisë së tij.

1. Dashi

Drita! Kamera! Po, prisni për të vepruar deri në 19 gusht. Nuk jeni dhe aq gati sa mendoni se jeni për romancat tuaja, vëmendjen publike apo famën. Do të ishit më të zgjuar nëse do të shtynit një takim. Në dashuri, merreni me ngadalë. Kupidi mund t’ju mashtrojë me ca shigjeta dhe t’ju dërgojë tek një dashuri e vjetër. Ka mundësi të bëni të tjera gabime për hir të dashurisë së vërtetë.

2. Demi

E ardhmja është e gruas, po ashtu dhe e shkuara. Këtë ua kujton edhe Mërkuri në prapavijë. Javët në vazhdim do të jeni shumë po shumë sentimental. Merrini me të qetë ndryshimet që po bëni në shtëpi.

3. Binjakët

Ky Mërkur në prapavijë do të do t’ju kërkojë që bëni pak kujdes me komunikimin. Nëse ky vit i ka mësuar diçka shenjës suaj, është që asnjëherë s’e dini kush po regjistron atë ç’ka ju po thoni. E mira e kësaj periudhe është se do të keni mundësi të takoni miqtë e vjetër dhe të kaloni orë të lumtura me ta.

4. Gaforrja

Menaxhimi i parave nuk është aktiviteti më emocionues i verës, por filloni merruni me të për të rikonfiguruar buxhetin tuaj. Me Mërkurin në shtëpinë tuaj të financave  deri në datë 19-të do të zbuloni një ‘gabim bilanci’ që ndoshta s’do t’ju pëlqejë. Nevoja është nëna e gjithë shpikjeve, kështu që sillni ca ide të reja dhe investoni sërish!

5. Luani

Ju duhet pak terapi relaksi këtë kohë, por gjithsesi s’keni pse të zhdukeni tërësisht nga skena. Reflektoni dhe mblidhni gjithë energjitë e reja që keni pasur përgjatë gjithë vitit. Gjatë këtyre javëve mund të bëni disa ‘gafa’ apo thoni gjëra që mund të keqkuptohen. Mos lejoni që njerëzit t’i përkthejnë ndryshe mesazhet tuaja.

6. Virgjëresha

Rrethojeni veten me miq që ju mbështesin. Mund ta gjeni veten duke analizuar plagë të vjetra.  Mos i sfidoni as emocionet sado të dhimbshme mund të jenë disa prej tyre.  Merruni me aktivitete Virgjëreshë! Mësoni t’i bini pianos apo merrni kurse kuzhine. Të paktën derisa prapavija të mbarojë.

7. Peshorja

Besojini diplomacisë suaj dhe diskutimeve që bëni. Mbani filxhanin e kafesë larg lap topit dhe sigurohuni t’i mbyllni gjithë llogaritë tuaja me passëord-e që s’gjenden lehtë.

8. Akrepi

Mund të zbulosh se qëllimet e tua ndryshojnë me ato të kolegëve dhe këtë duhet ta bësh me dije. Përpiquni t’i sqaroni këto gjëra në ambientin e punës para se vera të mbarojë.

9. Shigjetari

Kujdes Shigjetar. Këtë kohë nuk mund të hedhësh një tjetër serum të së vërtetës. Deri më 19 gusht bëni mirë të qëndroni i heshtur dhe t’i mbani gjërat pezull. Harrojeni spontanitetin; ju duhet planifikim i mirë nëse keni ndërmend të udhëtoni.

10. Bricjapi

Ndaloni dhe mos e dërgoni mesazhin me tone seksuale që keni ndërmend. S’mund të merrni përsipër kaq shumë rreziqe gjatë kësaj kohe, pasi Mërkuri do të ndikojë në shtëpinë tuaj të erotikës. Do të ndiheni më mirë nëse jeni të hapur, të drejtëpërdrejtë dhe të prerë.

11. Ujori

Harrojeni 50/50! Nëse doni që një lidhje e rëndësishme të ecë duhet të jepni 100% tuaj.  Jini të ndershëm dhe tregoni çfarë doni vërtetë.

12. Peshqit.

Me Mërkurin në prapavijë çdo gjë vlen këtë periudhë. Deri në 19 gusht mos shtypni “dërgo”, ‘posto’ apo ‘bli tani’. Kontrrolloni mirë para se të vendosni për diçka. Kush më mirë se ju mund të planifikojë një arratisje perfekte. Kujdesuni për shëndetin dhe shmangni dietat.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: Cili është sot shansi i fundit i Kryeminsitrit…

Të tjera