» Bëni kujdes! Astrologe Meri ka lajme shumë të këqija për këtë shenjë

Bëni kujdes! Astrologe Meri ka lajme shumë të këqija për këtë shenjë

Astrologe Meri njofton se “Afërdita” sot bën një kundërshtim të fuqishëm me “Xiron” dhe një trekendësh shumë të bukur me “Marsin”. Meqënëse “Marsi” dhe “Xiron” janë të kundërt sjellin në memorie trauma nga e kaluara.

Do ta ndjejmë përvojën kaq të gjallë sa do na duket sikur ndodh sot. Por nuk është gjë tjetër veçse një traumë që  duhet shëruar duke larguar ata që me veprime egoiste prishin ekuilibrin tone. Ndjenja e tradhtisë zakonisht ndjehet ne vitet e pafajësisë, por mund të lidhet edhe me një figure atërore apo mëmësore si edhe me figura të familjes.

Sido që të jetë kjo përvojë tradhëtie, si të vijë nga fëmijëria apo nga marrëdheniet erotike sentimentale apo nga ato profesionale, thelbi gjendet në mënyrën se si do përballojmë humbjen përballë qetësisë, harmonisë dhe estetikës. Do çlirohemi nga marrëdhënie apo lidhje karmike që pengojnë zhvillimin tonë, njofton Meri.

Dashi do përballet me bashkëpunëtorë apo marrëdhënie në çift të cilat kanë vite që e pengojnë ecurinë e tyre individuale

Demi do ketë ndryshim në lidhje me punën dhe njerëzit që e lodhin në jetën e përditshme duke dalë nga rutina.

Binjakët do çlirohen nga varësia e një marrëdhënieje sentimentale që i ka mbajtur zvarrë për disa kohë pa rezultat

Gaforrja do ndahet nga disa persona të familjes që nuk kanë vepruar drejt me ta dhe në disa raste i kanë shfrytëzuar e tradhtuar.

Luani do përpiqet të çlirohet nga persona që i ndikojnë me idetë e tyre dhe i prishin çdo plan personal duke i shtrembëruar realitetin.

Virgjëresha do kërkojë çlirim ekonomik dhe ndarje nga varësitë apo persona që e kanë mbajtur peng në shkëmbimet e ndryshme.

Peshorja do kërkojë çlirim personal, identifikim individual, duke sjellë një stil jetese dhe një përvojë personale apo modën e vet.

Akrepi do çlirohet nga pasiguria ekonomike e personale sentimentale duke u bërë psikologjikisht më i hapur dhe për lidhje reale.

Shigjetari do ndryshojë portat e lojës duke zënë pozicionin e duhur pasi deri tani dukej sikur favorizonte portën e kundërshtarit.

Bricjapi do tentojë të shkëputet nga familjarë apo prindër që i kanë dalë gjithmonë kundra dhe nuk e kanë lejuar të jetë vetvetja.

Ujori do marrë një drejtim më të lirë e të pavarur, duke dashur të çilrohet nga vendet dhe njerëzit që nuk kanë të njëjtin nivel zgjuarsie.

Peshqit do ti largohen tendencës për të bërë traumën pjesë të jetës si diçka nga e cila nuk shpëtojnë dot. Sot mund të çlirohen nga fataliteti.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera