» Nga më dorëshpuarit tek kursimtarët e tmerrshëm, ja marrëdhënia që ka çdo shenjë e horoskopit me paratë

Nga më dorëshpuarit tek kursimtarët e tmerrshëm, ja marrëdhënia që ka çdo shenjë e horoskopit me paratë

Dashi

Nuk është aspak surprizë! “Chase Slate” zbuloi se personat me shenjën e horoskopit dashi punojnë fort, luajnë shumë dhe shpenzojnë shumë. Kur dëshironi diçka e gjeni një mënyrë për t’ia arritur qëllimit, edhe nëse do t’ju duhet të trokisni derë më derë dhe të hapni portofolin.

Demi

Demi është shumë i qartë në zgjedhjet që bëjnë, i drejtohen veten gjërave që pëlqejnë. Gjithashtu, adhurojnë luksin dhe rehatinë dhe “vdesin” t’i përkëdhelësh pak. Por nga ana tjetër, kujdeseni për gjërat, vendet dhe miqtë e ngushtë dhe vlerësoni shumë të kurseni. Pasi siç thoni edhe ju demat, nuk është vetë një ditë, është një jetë e gjatë.

Binjakët

Binjakët kanë dëshirë të eksperimentojnë gjithçka që ofron bota dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe për këtë arsye jeni shumë të mirë për të kursyer, në mënyrë që të niseni në adventurën e rradhës.

Gaforrja

Për ty e dashur gaforre, nuk ka asgjë më të rëndësishme se ajo që ndjen vetë. Gaforret shpenzojnë vetëm për të krijuar një ambjent të veçantë dhe të sigurtë oër veten dhe familjen. Gjithmon vendos në plan të parë gjërat që të duhen realish dhe më pas mendon disa herë për të blerë lukse.

Luani

Ah, luani! Luani adhuron ta jetojë jeton në maksimum. Bën gjithçka që i lind në zemër e për këtë nuk kursehet aspak. Ndaj kartën e kreditit nuk e përdorni vetëm për veten por edhe për miqtë. Ndaj ana tjetër nuk nisesh asnjëherë pa patur një plan gati dhe gjithmonë ke dëshirë të përmbushësh plane afatgjata.

Virgjëresha

Virgjëresha kursen që të investojë. Personat e me shenjën e horoskopit virgjëresha janë tejet të qartë në faktin se nuk mund t’i harxhojnë lëkët aty ku duan, pasi ekzistojnëdisa prioritete. Të paktën sigurohuni që gjithë ky mund t’ia vlejë.

Peshorja

Asgjë më shumë sesa kujdesi ndaj vetes, si nga pamja e jashtme ashtu edhe shëndeti, nuk është më e rëndësishme për peshoren. Nëse është e mirë, të bën të ndjehesh mirë dhe ndikon në shënet, Peshorja e do patjetër

Akrepi

E urren atë momentin kur njerëzit duan të të kuptojnë! TI vlerëson strategjinë, kontrollin dhe atë kënaqësinë kur je një hap përpara dhe je gati për të ardhmen. Sipas studimt, akrepi preferon që të shpezojë në gjërat bazike për jetën. Kështu që kur të dalin në pension, ta kenë jetën të garantuar.

Shigjetari

Udhëtimet, edukimi dhe eksperiencat janë tre gjërat ku shigjetarët nuk kursehen aspak. Dhe mbi të gjitha jeni tejet impulsiv dhe nuk e mendoni dy herë kur vjen puna për të kënaqur veten.

Bricjapi

Ndërsa je tërë kohës në stress për shpenzimet dhe kursimet, bricjapi të paktën ka sigurinë e të ardhurave të sigurta.Ju punoni shumë fort dhe ky është prioriteti juaj numër një.

Ujori

Ujori është super i fokusuar në kursimin, pasi kanë frikën e të papriturave të jetës. Ti punon shumë fort për të siguruar lirinë dhe sigurinë për veten dhe familjen.

Peshqit

Nuk të interesojnë aspak gjërat material sepse adhuron eksperiencat në natyrë. Je tejet i fokusuar në kursimin e parasë sepse vetëm në këtë mënyrë ndiheni të sigurtë.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera