» Për absurditetin politik të territorit shqiptar në Kosovë, të shkëmbyer në mënyrë imagjinare

Për absurditetin politik të territorit shqiptar në Kosovë, të shkëmbyer në mënyrë imagjinare

Nga Spartak Ngjela

Kjo është pasionanteja e sotme e politikës në Prishtinë dhe në Tiranë.

I.

Serbia është një shtet i mundur në një luftë të cilën e ka drejtuar presidenti amerikan, Bill Klinton.

Dhe ka pasur një motiv të qartë: për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Kurse Joshka Fisher, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, gjatë luftës, deklaroi: “ne po mbrojmë të drejtat e popullit më të vjetër në Europë:.

Natyrisht, ky është thelbi i çështjes shqiptare.

Kurse tani po dëgjojmë nga filoserbët që, të tërë këtë, mund ta përmbysë Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po i “dhuron territor” Serbisë.

Por:

Si ka mundësi që deputetë të parlamentit të Kosovës të mos dinë që territori është sovraniteti i një shteti, dhe Parlamenti është zotëruesi absolut i sovranitetit?

Po ky, Hashim Thaçi, mos është ndonjë monark absolut ky, të cilit kushtetuta e Kosovës i ka dhënë tagrin e mbajtësit të sovranitetit të Kosovës?

Po mrë, gjithmonë politikanët shqiptarë nuk do ta dinë që ka një kushtetutë dhe që këta nuk e njohin?

Nuk e dinë deputetët e Kosovës për të cilët po flasim, që territori mund të preket vetëm me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, dhe, më pas, me referendum mbarëpopullor? Se këta të Tiranës që po flasin, dihet se janë me Beogradin – kanë shqetësimin e gjësë së vjedhur që duhet ta dorëzojnë.

Po mirë, ende nuk e dinë këta që Kosova e ka shpallur pavarësinë me vendimin e Kuvendit të saj, dhe nuk ka më bisedime për pavarësi?

Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se brenda tyre ka një ndërhyrje për keq, dhe kundër interesit kombëtar.

Mendimi më i drejtë mund të jetë se këta po bëjnë një politikë infantile për të manipuluar opinionin publik kosovar, i cili sigurisht që nuk ka kulturë kushtetuese.

Por mund të jetë edhe tendenca e korrupsionit të lartë në Shqipëri, që vuan për destabilizim.

Në fakt, kjo është një rrugë shterpë, sepse Kosova është njësi territoriale që garantohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pse, vërtet mendojnë “naivët” e kushtetutshmërisë se Kosova nuk sulmohet ushtarakisht nga armata serbe, sepse e mbrojnë policët e Kosovës?

Për të gjitha këto arsye: Vërtet mund të bisedojë Hashim Thaçi me kokë të vet, në bisedime dypalëshe që i ka kërkuar politika amerikane?!!

Atëherë çfarë po ndodh me shqiptarët?

Është sëmundja e vjetër që ka ecur me devizën: bashkëpuno me pushtuesin që të marrësh pushtetin. Po tani në Kosovë kjo nuk funksionon, se deviza është ndryshe: bashkëpuno me politikën amerikane që të marrësh pushtetin. Dhe kjo është racionale, sepse i gjithë interes i shqiptar në kosovë mbrohet nga amerikanët, se po të ishte nga shqiptarët, serbët do ta kishin shumë të lehtë për t’i blerë krerët, siç i kanë blerë krerët e Shqipërisë që nga viti 1913.

Ne shqiptarët, nuk duhet të biem më në nivele qesharakë, se jemi në një kohë tjetër.

Duhet të kujtohemi se Kosova është një nyje e spikatur e politikës globale amerikane. Dhe bashkë me të, janë në pikëpyetje globale territore të gjerë zonalë në Kirkizi dhe në Gjeorgji; por është edhe çështja e Krimesë. Si mendon oponenca Kosovare, që në të gjithë këtë botë konfliktuale globalisht, merr pjesë dhe Hashim Thaçi?

Ju lutem, mos na bëni qesharakë, se ka dhe shqiptarë të ditur e të mënçur, madje me shumicë, nuk janë të gjithë trutharë!

Il

Çështja shqiptare sot është një çështje e politikës së madhe botërorë. Ne shqiptarët nuk jemi aktorë në këtë skenë gjigande botërore. Prandaj, qëndroni dhe prisni të bierë perdia, se ne, të gjithë shqiptarët e Ballkanit Perëndimor, kur të bierë perdia, duhet të jemi domosdoshmërisht në skenë: politika amerikane sot është me shqiptarët – kjo na mjafton. Sepse ky aleati ynë është edhe autori, edhe regjizori, por edhe aktori kryesor i kësaj skene botërore. Kjo ndoshta e mërzit shumë Saliun, por nuk kemi ç’t’i bëjmë, Sali, se politika është ende forcë.

Po mirë, vërtet mendojnë këta serbofilë në Tiranë dhe në Prishtinë se do të mundin politikën amerikane?


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera