» Baza e NATO-s në Kuçovë. A do të ketë lidhje me politikën e brendshme në Shqipëri?

Baza e NATO-s në Kuçovë. A do të ketë lidhje me politikën e brendshme në Shqipëri?

Nga Artur ZHEJI

KM-ja e njoftoi me gëzim vendimin e Aleancës së Atlantikut, për të ngritur një Bazë të madhe ajrore, në ish aeroportin ushtarak të Kuçovës, në zemër të Shqipërisë.
Në të vërtetë, cilido KM të ishte do të duhej të gëzohej, për dy gjëra sëpaku:
a. Baza ajrore e Natos-s, në territorin shqiptar është një mbrojtje reale dhe një prespektivë prosperiteti për vendin tonë.
b. Kjo Bazë, ndërtimi i saj në këtë kohë, i jep shanset e duhura, KM-së së sotëm, të përmirësojë në mënyrë të rrufeshme, edhe ato marëdhënie të dëmtuara, me disa kanceleri perëndimore, për shkaqe që dihen dhe që i kemi thënë.

E pra, pamvarsisht se, çdo kundërshtar i sotëm politik i KM-së së sotëm, do të donte të ishtë KM-ja, që nënshkruante kontratën shumëvjeçare, me Aleancën e Atlantikut Verior, ku Shqipëria është pjesë. Do të ishte e marrëzishme politikisht t’i hakërrehesh KM-së së sotëm për këtë fakt.

A do të forcohen pozitat ndërkombëtare të kësaj Qeverie dhe të këtij KM-je, paskëtaj?
Gjeopolitikisht po.
Sepse në këto raste, në Shqipëri do të mbërrijë menjëherë më shumë mbështetje ndërkombëtare, kërkesa të nënvizuara për stabilitet të qëndrueshëm në politikën e brendshme dhe përfituesi është, kushdo që të ishte, ai, që është sot në pushtet.

Me terma më piktoreske, Baza e Kuçovës, do të jetë një Zog i Artë për peshën gjeopolitike të Shqipërisë, në Ballkan, për sot dhe për nesër, dhe padyshim një zog frytsjellës, për Qeverinë e sotme, që do të bëjë, qokat e duhura të bujtësit dhe të mikpritësit të interesuar.

Do ta forcojë kjo pushtetin e krisur të KM-së së sotëm?
Ndoshta po.
Por, po aq është e mundëshme, ngritjen në këmbë, të një skaneri të ri të ndërkombëtarëve, të pakorruptueshëm kësaj rradhe, të cilët do të kërkojnë korrigjime të forta në çdo marrëdhënie të dyshimtë, që pushtetmbajtësit, apo qoftë edhe pushtetkërkuesit, mund të kenë krijuar me palë të treta, gjeopolitikisht të papranueshme apo të rrezikshme…


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndërron protestën në kryengritje!

Të tjera