» Buallica, e famshmja për “mozzarella”, në Shqipëri kanë mbetur vetëm 190! Fati i tyre në dorë të 2 adoleshentëve/video

Buallica, e famshmja për “mozzarella”, në Shqipëri kanë mbetur vetëm 190! Fati i tyre në dorë të 2 adoleshentëve/video

190 buallicat e vetme në Shqipëri dhe që ndodhen në Divjakë ruhen dhe kulloten nga dy fëmijë të vegjël dhe kujdesen nga një çift të moshuarish. Adoleshentët e nisën këtë punë për të fituar të ardhura të cilat do u shërbejnë me fillimin e vitit shkollor.

Buallicat e Divjakës po zhduken. Por duket se kësaj here janë fëmijët ata më të shqetësuarit për këtë fakt. Dy djem 14- vjeçarë kane zgjedhur t’i ruajnë ato. Janë përgjegjës për ruajtjen e 190 krerëve, të cilët i kullosin nëpër tokat e kripura të pyllit aty pranë.

“Është e thjeshtë, nuk është e vështirë”, thote njeri prej te rinjve.

Sapo kanë mbaruar klasën e 8-të, dhe duhet të punojnë që të blejnë libra dhe rroba për sezonin e ri shkollor.

Diamant Sula dhe Mateo Karaj janë nga Kryekuqi, një fshat një orë larg Divjakës. Ngrihen çdo mëngjes në orën 05:00 dhe punën e lënë kur fillon errësira.

Diamant Sula: “Unë vij në 6 këtu dhe në orën 10 të drekës i mbyllim, i çojmë në 3 të pasdites deri në 7-7:30 dhe 8:00 që i çojmë në shtëpi”.

Me të ardhurat që do mbledhësh ca do i shpenzosh?
Mateo Karaj: “Për shkollën”.

Në ç’ klasë hidhesh?
Mateo Karaj: “Në të nëntën, minimaturant”.

Kur u treguan prindërve se do merreshin tre muaj me ruajtjen e buallicave, frika me e madhe e familjes ishte jeta e tyre. Këto kafshë duhen shëtitur nëpër hapësira të mëdha, ku rreziku është i pashmangshëm.

“Fillimisht reaguam keq se kanë nam të keq si vrasëse”

Janë të rrezikshme për ju?
 “Vetëm kur ke veshje të kuqe të ndjekin me vrap”.

Dy 14- vjeçarët e kanë punën e parë që bëjnë në jetën e tyre, kujdesin për tufat e buallicave. Për ta momentet më të bukura janë kur të vegjëlit bashkohen me nënat për të pirë qumështin.

“Më ka pëlqyer që i futet buallica e madhe tjetrës për të pirë qumështin”

Ka pasur raste kur ju ka humbur ndonjë kafshë?
“Po. Kemi kërkuar. Vijnë vetë”.

Bullicat janë specie autoktone e zonës së Divjakës. Pas viteve ‘90 rrezikonin zhdukjen. Por falë një çifti të moshuarish ato u shpëtuan. Dhe nga 30 krerë sot numërohen 190. Bullicat njihen dhe vlerësohen në të gjithë botën veçanërisht për qumështin dhe djathin e bardhë

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera