» Demalia: Deri kur më do të durojnë “Tironasit” duke dëgjuar këmbanat e fundit të asgjesimit të qytetit dhe vetes?

Demalia: Deri kur më do të durojnë “Tironasit” duke dëgjuar këmbanat e fundit të asgjesimit të qytetit dhe vetes?

Nga Ilir Demalia

Erion Veliaj tejkalon edhe Revolucionin Kulturor Kinez të 1967

Erion Veliaj kryetari Bashkisë së Tiranës , këto ditë dha nje deklaratë se ai nuk punon për Tiranën e 200 mij banorëve por për Tiranën e 800 mij banorëvë. As komunistët e e fjalimit të shkurtit të 1967, nuk dhanë një verdikt kaq të hapur, kaq arrogant, kaq kriminal, kaq provincial, me kaq urrejtje karshi kryeqytetarise së vendit.

Komunistët, sëpaku, nuk thanë që do ta bëjmë kryeqytetin fshat, por do ta bëjmë fshatin si qyteti. Veliaj, deklaratën e tij, se Tirana nuk është e 200 mijë banorëve Tiranas, por e 800 mijë të ardhurve që kanë zaptuar tokat e banorëve të Tiranës apo pronat publike duke u legalizuar, pra duke u legalizuar banditi-cubi, dhe duke u dënuar pronari dhe prona publike si dhune e revolucionit demo(n)kratik të Rilindjes Komuniste.

Urrejtja e provincializmit si dhunë karshi qytetarisë, jo vetëm të banorëve të Tiranës, që me deklaratën e fundit të Veliajt se Tirana nuk është e 200 mijë banorëvë por e 800 mijë banorëve, është një dënim me vdekje i qytetarisë gjë që nuk e bëri dot as komunizmi deri në këtë pikë.

Veliaj, sipas udhëzimeve të kryeministrit dhe sëbashku me KM po zbatojnë tashmë planin e shkatërrimit jo vetëm qytetar por edhe fizik,urban, historik, kulturor të Tiranës. Tirana shumë shpejt nuk do të ketë asnjë gjurmë si qytet, se si u lind dhe u rrit ky qytet qe absorboj lloj-lloj dyndjesh dhe ruajti vlerat dhe qytetarinë, bukurinë dhe harmonine natyrore, por nuk mundi ti shpëtoj dorës kriminale dhe urrejtjes provinciale të Rilindjes së Revolucionit Hajdutëve.

Tirana po vdes nga ora neë orë nga vandalizmi dhe barbaria e Rilindjes dhe turmave ellektorale ngarkuar me urrejtjen kundër qytetarise.

Deri sa dhe deri kur më do të durojnë Tironasit duke dëgjuar këmbanat e fundit të asgjesimit të qytetit tyre dhe vetes?

Çohuni u o të dekun!

Image may contain: sky and outdoor

360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera