» Spektakël madhështor në Gjirin e Lalzit/ Atë që nuk e keni parë kurrë do ta shihni në 11 dhe 12 gusht

Spektakël madhështor në Gjirin e Lalzit/ Atë që nuk e keni parë kurrë do ta shihni në 11 dhe 12 gusht

Ervis Bici, ashtu siç nuk e keni parë kurrë vjen në Gjirin e Lalëzit në “Fight Night” në datat 11 dhe 12 gusht.

Mbrëmja e 11 dhe 12 gushtit në “LURA 2” në Gjirin e Lalzit do të sjellë shumë supriza për të gjithë sportdashësit, ku vec Ervis Bicit, do të ketë edhe dhjetëra të ftuar të tjerë.

Në këtë spektakël madhështor marrin pjesë sportistë nga Shqipëria, Franca, Italia, Kosova, Serbia dhe Bullgaria.

Prej vitesh sportisti shqiptar Ervis Bici po shënon suksese në Itali në një sport të vështirë si është Muai Tai.

Luftëtari Bici, ndeshet gjithmonë më flamurin e Shqipërisë, ndërsa në janar të lëtij viti është shpallur kampion në përballjen e organizuar në kuadër të eventit Thai Box Mania 2018, që është edhe eventi më i madh sportiv i këtij lloj sporti në Europë.

Ervis Bici është një emigrant si shumë të rinj shqiptarë që jeton dhe punon me familjen në Breshia të Italisë. I lindur e rritur në Armathë të Durrësit, Ervis Bici, sot 36 vjeç, është 4 herë kampion i Italisë në Muai Thai në peshën 75 kilogramë në federatën Top Combact Federation e njohur në të gjithë Europën.

Muay Thai është një sport mjaft i përhapur në Azi dhe sidomos në Tailandë prej edhe e ka prejardhjen. Një kulturë mjaft e rreptë sportive, psikologjike dhe fizike, elemente këto që janë në raport mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin, që të sintetizuara mirë prodhojnë suksesin.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera