» Horoskopi i muajit gusht 2018

Horoskopi i muajit gusht 2018

Më poshtë 360 Grade.al sjell horoskopin e muajit Gusht 2018, sipas Yearly-Horoscope.Org

Dashi 

Ju njiheni si pionier i Zodiakut. Ashtu si Star Trek, të shkoni ku nuk ke qenë kurrë më parë është gjëja juaj. Të udhëhiqni, ndiqni ose largohu nga rruga ime është Mantra juaj. Detajet dhe efikasiteti zakonisht nuk janë pika juaj e fortë.
Megjithatë, më 10 gusht kur Marsi, planeti juaj engjëll mbrojtës, nis ciklin tek Virgjëresha, shenja më produktive e zodiakut, do të duhet të ngadalësoni, kështu që ju mund të kapni veten. Ju merrni këtë shans një herë në dy vjet për të rregulluar të gjitha qëllimet tuaja e për të siguruar që dëshirat tuaja të manifestohen.
T’i kushtoni vëmendje detajeve nuk është pika juaj e fortë por do të gjeni eksitim të ri dhe sfidë në marrjen e kohës për t’u siguruar se çfarë keni krijuar është e dobishme dhe në shërbimit të të tjerëve. Sigurisht, një largim nga rurtina do të ishte një mundësi që ëndrrat tuaja të bëhen të realitet.

Demi

Ju më në fund keni qartësi për atë që me të vërtetë doni dhe vlerësoni dhe çfarë ju sjell kënaqësi. Më 2 gusht, Venusi, planeti juaj mbrojtës, kthehet me 26 gradë tek Binjakët. Ka qënë një barrë e rëndë, i dashur Dem, dhe ka kërkuar çdo grimë durimi, këmbëngulje dhe vendosmëri për të qënë në paqe me veten. Venusi përfundimisht e përfundon udhëtimin katërmujor tek Binjakët, shenja komunikimi dhe talente të reja në të folur dhe shkrim mund të kenë dalë në pah kohët e fundit.
Më 7 gusht, kur Venusi lëviz tek Gaforrja, shenja më e ndjeshme dhe ushqyese në zodiak, ju do të dëshironi të kaloni kohë me familjen dhe miqtë e ngushtë. Kjo është koha për të lidhur me vëllezërit e motrat për të biseduar mbi çdo pikë të përbashkët në marrëdhëniet tuaja.

Binjakët

Marrëdhëniet tuaja nuk kanë qënë në fazën më të mirë gjatë pesë muajve të fundit. Si një shenjë ajri, zakonisht preferoni t’i merrni gjërat lehtë dhe të gërmoni thellë në psikikën e partnerit tuaj e të ndjeni se intensiteti i atyre që duan më shumë nga ju nuk është shumë e pëlqyeshme për ju.
[18:30, 7/28/2018] Bela: Megjithatë, në muajt e fundit, ju keni filluar të hyni në thellësi të marrëdhënieve të partneritetit. Nëse gjërat kanë qënë jashtë kontrollit dhe fjala ‘i pafuqishëm’ atëherë dorzojeni veten me besimin në një fuqi më të madhe se vetvetja.

Nëse e bëni, atëherë deri në fund të muajit kur Plutoni do të shkojë përpara përsëri, do të keni zbuluar një lidhje më të thellë, më të dobishme dhe kuptimplote në marrëdhëniet tuaja të rëndësishme.

Gaforrja
Ju jeni shenja më emocionale e zodiakut dhe me Saturnin që kalon në shenjën tuaj (që ndodh vetëm çdo tridhjetë vjet), ju ndjeni një vetëdisiplinë më të madhe dhe mund të jeni më përgjegjës për atë që ndjeni.

Dhe me Venusin duke hyrë në shenjën tuaj në datën 7, ju mund të mësoni ta doni dhe çmoni anën tuaj ushqyese dhe të ndjeshme pa e ndier atë ndjenjë të trullosjes që shpesh shkon së bashku me një natyrë të fortë emocionale. Ky do të jetë muaji ideal për njohje dhe emocione të reja.

Luani

Ky është muaji që do të shkëlqeni! Ju jeni ylli, prodhuesi dhe drejtori i zodiakut. Askush nuk di më shumë për fëmijën magjik të brendshëm sesa ti, i dashur Luan. Kur vjen puna te dashuria, bujaria e shpirtit dhe zemra e hapur, ju jeni të natyrshëm.

Ju instinktivisht e dini se kur jeni duke u argëtuar, zemra juaj është e hapur. Është koha për të festuar dhe për të festuar jetën, sidomos rreth 15 gushtit. Kur vendosni se çfarë doni të arrimi me ardhjen e Hënës së re bëjini vetes dy pyetje të rëndësishme: A është kjo kënaqësi dhe mund të shpreh më shumë nga vetja? Dhe nëse përgjigja është po atëherë është koha juaj.

Virgjëresha

Ju e dini që ndonjëherë mund të ndiheni të papërshtatshëm dhe se nuk jeni duke vepruar mirë, pavarësisht nga përpjekjet tuaja, gjërat nuk duken të jenë të përkryera. E pra, për shenjën e Virgjëreshës, kjo nuk është një nga ato kohë.

Është koha që ju të blini dhe të korrni atë që keni mbjellë gjatë 12 viteve të fundit, pasi Jupiteri, planeti i rritjes dhe zgjerimit, ka qenë në shenjën tuaj që nga gushti i kaluar. Besoni se çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, veçanërisht pas datës 10, kur Marsi, planeti luftarak, fillon qëndrimin e saj tek Virgjëresha deri më 26 shtator.

Marsi, në shenjën e Diellit tuaj, është koha për t’u bërë një me dëshirat tuaja. Është në rregull të jeni egoist, ndërsa e përdorni këtë energji marsiane për të ndjekur me guxim mënyrat e reja dhe emocionuese.

Peshorja

2 gushti është një ditë e veçantë për ju, pasi Venus, planeti sundues i juaj, kthehet në shenjën tuaj. Duhet të jetë e qartë se çfarë është e rëndësishme në marrëdhëniet tuaja … çfarë ju sjell kënaqësi dhe çfarë jo.

Si ta ndani dashurinë në lidhjet tuaja me të tjerët do të bëhet e dukshme. A po shtoni një energji që është e lumtur dhe lartësuese për ata që janë përreth jush? Dhe a po shtoni energji pozitive në jetën tuaj? Të paktën, kuptimi më i thellë i vlerës së marrëdhënieve tuaja ju sjell gëzim të madh tani.

Marrëdhëniet tuaja, qoftë me partnerët, familjen ose miqtë e ngushtë, inkurajojnë lidhje më të thellë që vjen nga ndjeshmëria që ju karakterizon në këtë periudhë.

Akrepi

Edhe pse Plutoni, planeti i fuqisë dhe transformimit dhe planeti juaj mbrojtës, nuk do të ecë përpara deri më 30 gusht, do të ndieni magjinë e rilindjes gjatë gjithë këtij muaji. Është koha të dalësh nga foleja ku keni qenë që nga 24 marsi kur Plutoni filloi udhëtimin e tij retrogjen.

Kjo ka qenë një kohë shërimi dhe rigjenerimi për ju, i dashur Akrep. Ndërsa muaji vazhdon, duhet të bëhet më e qartë se ku je me fuqi të vërtetë kundrejt kontrollit në marrëdhëniet tuaja. Keni pasur pesë muaj për të marrë inventarin e talenteve dhe aftësive tuaja të veçanta, për rrjedhojë, do të ndjeheni më shumë përgjegjësi për fatin tuaj profesional. Kjo është një koha e përshtatshme për të kërkuar ngritje dhe aplikimin për promovim. Ju e dini kur jeni të qartë dhe të përqendruar në atë që doni ndaj dhe të tjerët e kanë të veshtirë tju thonë jo.

Shigjetari

Ka qenë pak sfidues për ju ky vit, i dashur Shigjetar, me Jupiterin, planetin tuaj në shenjën e Virgjëreshës. Si nxënës i përjetshëm i zodiakut, ju ndoshta keni pastruar disa aftësi dhe keni mësuar teknika të reja në punën tuaj.

Aventura për ju është në detaje tani. Dhe me Plutonin në shenjën tuaj që ecën përpara në datën 30, ju ndjeni vërtet kënaqësinë tuaj dhe jeni të pandalshëm pasi bëheni më të kënaqur me shprehjen e fuqisë suaj. Financat janë të favorizuara në këtë periudhë.

Optimizmi juaj dhe natyra filozofike ju ndihmojnë të shihni kuptimin dhe qëllimin në çdo takim.

Bricjapi

Venusi hyn në arenën tuaj të marrëdhënieve në datën 7. Normalisht i paprekshëm dhe i rezervuar nga natyra, Bricjap i dashur, marrëdhëniet tuaja kërkojnë që të tregoni ndjenjat tuaja dhe ndjeshmërinë tuaj tani.

Vetëm mos e merrni këtë gjë si një detyrim tjetër. Edhe pse zakonisht i rezervuar, i disiplinuar dhe disi i afërt me biznesin, kjo gjë mund t’ju pëlqej. Edhe pse është e pazakontë dhe mund të ndihet në siklet në fillim, lejoni që ana juaj më e butë të shfaqet ndërsa ushqeni të tjerët dhe lejoni vetes të ushqeheni.

Dhe me Luanin me Hënën e re në datë 15, vendosni se në cilat nivele doni të bashkoheni më thellë me të tjerët … psikologjikisht, intelektualisht, filozofikisht, seksualisht dhe financiarisht.

Ujori

Fokusi është në marrëdhëniet tuaja këtë muaj, rebelë të zodiakut. Në këtë periudhë ka shumë njerëz që tërheqin vëmendjen tuaj.

Pyetja e rëndësishme është ajo që dëshironi të krijoni në marrëdhëniet tuaja tani, pasi Hëna e Re në Luan më datë 15 është një mundësi për të mbjellë farat për atë që dëshironi. Dhe aq mirë sa tingëllon, ju nuk mund të dini saktësisht se çfarë doni, pasi Urani, planeti juaj mbrojtës, nuk ka qenë në shenjën tuaj që nga 10 qershori.

Kjo do të thotë se kërkimi i përjetshëm për autenticitetin dhe individualitetin kërkon që ju të tërhiqeni nga bota ndërsa reflektoni dhe mendoni se kush jeni me të vërtetë dhe vetëm atëherë mund të filloni të kuptoni se çfarë doni nga të tjerët.

Peshqit

Me Jupiterin dashamirës një nga dy planetet e tuaja kujdestar (Neptuni është tjetri) përqëndrimi kryesor ka qenë në lidhjet tuaja me të tjerët.

Një seminar mbi marrëdhëniet do të ishte me dobi sepse më shumë mund të mësoni se çka ju tërheq vërtet dhe pse, aq më të lumtur do të jeni. Nëse partneriteti romantik është diçka që dëshironi, si romantikë idealist që jeni do të isha i befasuar nëse nuk do ta kishit. Universi e ka dëgjuar thirrjen tuaj dhe është koha që korrni frutet e asaj çka keni mbjellë në marrëdhënie gjatë 12 viteve të fundit.

Besoni që ju të keni të drejtën e vërtetë dhe të merrni një marrëdhënie shpirtërore që keni dashur gjithmonë./ perktheu 360grade.al


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera