» Presidentja sharmante kroate dhe të vërtetat që na tha…

Presidentja sharmante kroate dhe të vërtetat që na tha…

Nga Artur ZHEJI

Kishim nevojë për gjëra të vërteta këto ditë, dhe shumë mirë që ky fllad të vërtetash erdhi nga Kroacia.
Kolinda e gjatë dhe e bukur, “nënkampionja e Botës” dhe presidente e një shteti lider në Ballkan, ja bëri Shqipërisë të gjitha qokat e mundshme, nga Kuvendi te Presidenti, nga Meta te Kryeministri dhe te lali Eri, nga Kruja në Berat, e buzëqeshur, optimiste dhe optimizëm nxitëse…
Një freski pozitive në të nxehtin plot squfur ferri në Shqipërinë politike dhe jo vetëm, një kryetare shteti pa dëngla dhe me sharm natyral, nga veshja, te fjalët, te buzëqeshja dhe te thjeshtësia e komunikimit.
Një model politik femre, që na mungon apo që e kemi shumë të rrallë.
Dhe pritja e mikpritja e shqipove ishte fort e mirë, për hir të së vërtetës, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha llojet e respekteve të merituara nga Kolinda dhe ngjyrat e shtetit mik e serioz që ajo përfaqëson.
Por na tha edhe disa të vërteta të mëdha Kolinda, që lidhen me mënyrën se si një politikane duhet dhe di, të dojë Atdheun e vet, në mënyrë të hapur dhe virtuoze. Optimizmi i Kroacisë dhe rezultateve të saja, në të gjitha fushat, rrezatonte fare mirë dhe në mënyrë të përputhshme me ngrohtësinë dhe vetbesimin që pasqyrohej në të sjellurën plot gaz e hare të Kolindës simpatike.

Me fjalë të mençura, por edhe me body language, ajo na siguroi për miqësinë e thellë historike dhe moderne të kroatëve, një miqësi e pakushtëzuar me natyrë gjeopolitike, por edhe genetike…
Një miqësi që na kujton, përtej avullit të squfurit të Ferrit, të Ballkanit të Luftës së dikurshme, si dhe të luftës sonë të brendshme politike, që rrënjët dhe nënshtresat Ilirike, nuk janë përralla nacionalistësh radikalë, por koordinata, shpesh të harruara në vetëdijen tonë kombëtare, të turbulluar nga maskarallëqet e fqinjëve dhe nga shitblerja e “kolonave të 5-ta”, që kemi si gjarpërinj me shumë koka në mesin tonë, shpesh në pozicione që sduhet.

Faleminderit Kolinda, në 48 orë na riktheve humorin që nuk kishim…


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera