» Tmerrohen juria dhe publiku, gruaja bie mes flakëve gjatë performancës me bashkëshortin (VIDEO)

Tmerrohen juria dhe publiku, gruaja bie mes flakëve gjatë performancës me bashkëshortin (VIDEO)

Juria e “America’s got talent” ka mbetur e tmerruar kur një performancë shkoi tmerrësisht keq.

Teksa një çift po performonte një ushtrim mjaft të vështirë në skenë, burri i cili kishte sytë e mbyllur nuk mundi dot të kapte në kohën e duhur gruan e cila ra në tokë mes flakëve.

Mary dhe Tyce janë burrë dhe grua si dhe janë partnerë në punën e tyre. Tyce është ligjërisht i verbër në syrin e tij të djathtë për shkak të një sëmundje progresive të syrit. Por gjatë perfomancës ai mban të dy sytë e mbuluar për shkak të ushtrimeve të guximshme që bën.

Teksa ndodhej në ajër së bashku me Mary-n duke performuar, ai u përpoq të kapte atë nga këmbët, por ajo rrëshqiti nga duart e tij dhe ra në tokë, aty ku ishte e rrethuar nga flaka.

Juria dhe publiku mbetën me gojë hapur dhe të tmerruar nga ajo që ndodhi para syve të tyre. Por fatmirësisht Mary u ngrit në këmbë menjëherë duke treguar se ishte mirë dhe nuk kishte ndonjë lëndim.

Menjëherë Tyce zbriti poshtë ku përqafoi dhe puthi bashkëshorten e tij. Madje ata pyetën jurinë nëse mund ta përsërisnin sërish këtë ushtrim, por Mel B tha direkt: “Jo, është në rregull”.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera