» “Zhytuni” në historinë e gjatë të pishinës/ foto galeri

“Zhytuni” në historinë e gjatë të pishinës/ foto galeri

Vera ka mberritur, dhe njerëzit në githë Hemisferën Veriore janë gati të popullojne pishinat. Për mijëvjeçarë, njerëzit janë duke ri-krijuar mënyra natyrore të notuarit në forma që variojnë nga banjot e lashta, në lidot britanike të shekullit të 20-të deri te vaskat në formë veshkash me përbërje plastike të lagjeve periferike të Amerikës bashkëkohore. E kemi bërë këtë për qëllime të ndryshme, nga argëtimi deri tek praktikimi i palestrës dhe sportit. Pastaj ka pishina asimetrike që kanë frymëzuar piktorët dhe artistët për të kapur imazhet nëpër filma dhe skena portretesh nën sipërfaqe, shkruan AD Magazine.

Një libër i ri, “Pishina në Fotografi”, nga Francis Hodgson, sheh pishinat në mënyrë specifike përmes lenteve të fotografëve, duke shfaqur më shumë se 200 vepra të artistëve të tillë si Henri Cartier-Bresson, Emma Hartvig dhe Larry Sultan. Këtu, shohim disa imazhe nga faqet e librit, duke transportuar veten në epoka të kaluara ose në shtëpitë e pushimeve të kohëve moderne./perktheu 360grade.al

a car submerged in a pool with onlookers

Kjo foto, e marrë në vitin 1961, nuk ishte e sajuar. Një shofer i dehur gabimisht “parkoi” makinën në pishinën e tij.

 

a woman lounges by a pool holding a beach ball

Një grua e paidentifikuar pushon pranë pishinës në vitet 1950.

 

a woman dives backwards off a high diving baord

Blandine Fagedet zhytet në pishinën Georges Vallerey në Paris në vitin 1962, si pjesë e një gare të zhytjes. Ajo fitoi.
a cliffside pool at a modern white house
Fotograf Diego Opazo kap këtë moment në një shtëpi shkëmbore projektuar nga Fran Silvestre Arquitectos.
several people lounge on a deck by a pool
Pushues shtrihen në pishina Deligny në Paris.
an old image of women on the sides and in an indoor pool
Vajzat buzë një pishine shtëpie në Seminarin e malit Vernon në Uashington, D.C.
a woman and young son in a pool near a snow back
Dudley Williams dhe djali i saj, Dag, notojnë në një hotel me pishinë në Vail, Kolorado.

360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera