» Prokuroria refuzoi kërkesën e riekspertimit për Enea Ftoi, babai: Po fshehin ngjarjen, të vertetën deri në Strasburg

Prokuroria refuzoi kërkesën e riekspertimit për Enea Ftoi, babai: Po fshehin ngjarjen, të vertetën deri në Strasburg

Prokuroria e Korçës ka refuzuar kërkesën e avokatit të Enea Ftojt për riekspertimin e organeve, pasi pala mbrojtëse nuk është e bindur në ekspertizën e parë.

Riekspertimi i organeve u kërkua nga përfaqësuesit ligjore të familjareve. Avokatët nuk pranuan ekspertizën mjeko ligjore, sipas se cilës Enea Ftoi kishte vdekur për shkaqe natyrore.

Pas përgjigjes së Prokurorisë reagojnë prindërit e Enea Ftoit.

Babai i Enea Ftoit ka thënë se po mundohet që të mbulohet e vërteta.

“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto, që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas tek atletet kemi gjetur gjurme gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj. Do ta kërkojmë të vërteten deri në Gjykatën e Strasburgut”, ka thënë babai i Enea Ftoit.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera