» “Të rënët” e Vetingut, shkrihet Kushtetuesja. Si u dogjën 5 anëtarët e gjykatës më të rëndësishme

“Të rënët” e Vetingut, shkrihet Kushtetuesja. Si u dogjën 5 anëtarët e gjykatës më të rëndësishme

Që prej nisjes së procesit të Vetingut Gjykata Kushtetuese është një nga më të prekurat, duke bërë që vendi të kalojë në një krizë institucionale.

’’Loja” nisi me dorëheqjen e gjyqtarit të parë Besnik Imeraj, dhe ditë pas dite me shkarkime pas seancave në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

I fundit në rradhë që u shkarkua ishte gjytari Gani Dizdari, vendimi për të cilin u morr sot, pasi KPK gjeti të paarsyetuar pasurinë e vajzës së tij.

Dy gjytarët e vetëm të Kushtetueses që i shpëtuan Vetingut janë kryetari Bashkim Dedja dhe gjyqtarja Vitore Tusha.

Ndërkohë të shkarkuar janë: Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo.

Më poshtë ‘’Faxweb.al” ka përmbledhur arsyetimin e shkarkimit për secilin prej këtyre gjyqtarëve, që më të shumtën e rasteve nuk kanë arsyetuar dot pasurinë e tyre, duke lënë në një vend të dytë analizimin e kriterit profesional të tyre, dhe pastërtinë e figurës, që janë dy shtyllat e tjera të Vetingut.

Arsyetimi i KPK-së për shkarkimin e Fatos Lulos:

Bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z.Fatos Lulo dhe shpall vendimin:

Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Bungo kryesuese, Etleva Ciftja, relatore, Brunilda Bekteshi, anëtare vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Fatos Lulo.

Lulo nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar mes të cilave flitej dhe për një shumë 480 mijë dollarë kanadeze, si dhe kishte bërë deklarim të rremë.

‘’ Zoti Lulo nuk justifikon pronësinë e apartamentit në rrugën e Durrësit të cilën e ka depozituar me kontratë dhurimi, zyrën në rrugën Ismail Qemali, 100 mijë dollarë të cilat i ka deklaruar si të dhuruara, si dhe 480 mijë dollarë blerje apartamenti dhe nisje biznesi në Kanada”, thuhej më tej në vendimin e dhënë.

Arsyetimi i KPK-së për shkarkimin e Altina Xhoxhajt:

KPK në seancën e parë arriti në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Altina Xhoxhaj duket se e ka pritur këtë vendimmarrje, pasi ndryshe nga hera e parë sot nuk ishte e pranishme duke zgjedhur që të përfaqësohet me avokatin.

Arsyetimi i KPK-së për shkarkimin e Fatmir Hoxhës:

Trupa gjykuese, pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e rivlerësimit, kreu një proces të mirëfilltë kontrolli dhe rivlerësimi, një hetim administrativ të thellë dhe të pavarur në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit ligjor në seancën e datës 7 maj, të dhëna në emër të subjektit të rivlerësimit, bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit për ‘rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’ e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit për Fatmir Hoxhën.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendos me shumicë vote shkarkimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, gjyqtar pranë Gjyaktës Kushtetuese. Ka qenë një shifër prej 17 milionë lekësh të vjetra ajo që nuk arsyetohej dot nga ana e Hoxhës.

Ndërkohë që vetë gjyqtari paraqiti një video regjistrim nga dasma e tij për të justifikuar këtë pasuri, që sipas tij i ishte hedhur në dasmë.

Arsyetimi i KPK-së për Gani Dizdarin:

“Subjekti ka deklaruar apartament banimi 94.7 metra katrore i privatizuar, apartament banimi ne Gjirin e Lalezit, tokë arë në Bathore,” u konstatua në KPK.

“Në lidhje me një apartament të blerë nga ish-bashkëshortja rezulton se nuk ka patur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e këtij apartamenti.

Gjyqtari Gani Dizdari ka probleme me pasurinë e së bijës. Vajza e Dizdarit ka blerë një apartament 73 mijë euro. Vajza deklaron se ka marrë 2 hua për apartamentin. Personat që i kanë dhënë hua, pa të ardhura të mjaftueshme,” thuhet në KPK.

Gjithashtu Komisioni konstatoi se “Dizdari ka kontakte të pa përshtatshme me shtetasin A.L. i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Gjatë seancës së vetingut u tha se Dizdari ka udhëtuar me makinën e shtetasit A.L. jashtë vendit. Por avokati i tij tha se ka lidhje familjare me këtë shtetas.

Duhet thënë se kjo shkrirje e Gjykatës Kushtetuese vjen në një kohë kur vendi është duke nënshkruar një nga marrëveshjet më të rëndësishme, për strukturimin e kufijve detarë me Greqinë, dhe në rast të kontestimeve, do të jetë e pamundur ndjekja e një rruge ligjore, pasi Kushtetuesja është i vetmi organ që mund të rrëzojë marrëveshje të tilla, siç bëri disa vite më parë.

Po ashtu një tjetër çështje e nxehtë është dhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, përmes një ligji të posatshëm, të kontestuar fort nga opozita dhe nga artisët, që sërish do të duhej funksionimi i Gjykatës Kushtetuese për ta zhbërë atë.

Alarmin për nxjerrjen jashtë funskionit të gjykatës kushtetuese e kanë ngritur dhe juristë të ndryshëm në vend, po duket se një zgjidhje të afërt nuk do të ketë, sa kohë që konsensusi politik për Reformën në Drejtësi mungon nga të dyja palët e politikës.

(E.K/FAXWEB.AL)

Besnik Imeraj, i dorehequr


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera