» FOTO/ Manjani mbledh plaçkat dhe ikën nga Saranda pa nisur mirë pushimet, lë pas këtë pusullë

FOTO/ Manjani mbledh plaçkat dhe ikën nga Saranda pa nisur mirë pushimet, lë pas këtë pusullë

Pa bërë as tre ditë plazh, ish-ministri Ylli Manjani është detyruar ta braktisë Sarandën. “Thjesht mblodhëm plaçkat dhe ikëm…” shkruan ai në rrjetet sociale duke lënë pas këtë “pusullë”:

“Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin! – shkruan ai në FB. – Betejë me bashkinë por edhe me qytenarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra… Rezultati 0.

Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot! Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim… Shumë keq! Zhul shekullor…” përfundon Manjani.

Fotot e publikuara nga Manjani në Fb:


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: Cili është sot shansi i fundit i Kryeminsitrit…

Të tjera