» Turqi, burgim të përjetshëm për 84 të akuzuar për grusht shteti

Turqi, burgim të përjetshëm për 84 të akuzuar për grusht shteti

Gjykata Penale e 25 e Stambollit dha aktvendimin për 133 të akuzuar në rastin “Ura e Dëshmorëve të 15 korrikut,” që ka të bëjë me ndodhitë gjatë puçit në Urën e Bosforit.

Gjithsej 84 të akuzuar u dënuan me dënime të shumëfishta të përjetshme me burg në kuadër të një prej procedurave kryesore gjyqësore për tentimin e grusht shtetit që e kreu organizata FETO më 15 korrik të vitit 2016, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

thumbs_b_c_1c79b40c928230ecaa02bf475a8f134d

Gjykata Penale e 25 e Stambollit sot dha aktvendimin për 133 të akuzuar në ratsin “Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut” që ka të bëjë me ndodhitë gjatë puçit në Urën e Bosforit, e cila para do kohe u riemërua në “Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut”.

Gjatë tentimit për grusht shteti në urën e Stambollit kanë humbur jetën të paktën 34 persona, përfshirë edhe biznesmenin e njohur turk në sferën e marketingut Erol Olçok dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçok.

Në mesin e të vrarëve kanë qenë 32 civilë dhe dy policë. Në procedurën gjyqësore “Ura e Dëshmorëve 15 korriku” akuzohen 133 persona dhe të gjithë janë të arrestuar.

Gjykata turke sot dha dënime të shumëfishta të përjetshme me burg për 72 të akuzuar që ngarkohen për tentim rrënimin e rendit kushtetues, ndërsa edhe 12 të akuzuar u dënuan me dënime të njëjta për vrasjen e Olçok dhe të birit të tij.

Të akuzuarit e tjerë morën dënime me burg në kohëzgjatje prej 15 deri në 17 vite.

FETO cilësohet organizate terroriste nga Ankaraja dhe akuzohet se fshihet pas grushtit të dështuar të shtetit.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera